Kandidati i PS-së për bashkinë e Kalonjës, Erion Isai ka reaguar pasi u godit nga simpatizanti i koalicionit Berisha-Meta. Në një deklaratë për mediat, Isai tha se ky nervozitet tregon panik. Ai shpreh se i bllokuan rrugën teksa ka qenë duke lëvizur me makinë dhe arriti të identifikojë vetëm anëtarin e KZAZ të “BF”-së.
Pretendimeve të kandidatit të koalicionit Berisha-Meta se ka qenë duke bërë fushatë, Isai iu përgjigjet se ishte duke pirë kafe me një mik.
“Veprime që nuk i kanë hije gjithë Shqipërisë jo vetëm Kolonjës. Më vjen keq për të gjithë incidentin e ndodhur dhe gjeja më e keqe është se kur të dalë në google Kolonja do të përmendet kjo. Nuk dua të viktimizohem por gara ka qenë shumë qytetarë. Nervoziteti tregon panik. Ishte një ngjarje që ndodhur mes të rrugës së bllokuar me makina, personi që arrita të identifikoj është anëtar i KZAZ të “BF”-së. Unë po konsumoja një kafe e kam këtë të drejtë, isha me një mikun tim aktor në makinë dhe safi im tregoi qytetari.”- tha Isai.
Lajmi kryesor:
Dhunohet në mesnatë kandidati i PS-së për bashkinë e Kolonjës! Isai goditet nga simpatizanti i koalicionit Berisha-Meta! Arrestohet agresori (EMRI)
SI.E./ReportTv.al