Foto ilustruese

Kronikë

U godit nga rrufeja, humb jetën 62-vjeçari

2 Qershor 2018, 15:03| Përditesimi: 2 Qershor 2018, 15:23

  • Share

KORÇË- Një person ka humbur jetën gjatë ditës së sotme në fshatin Lozhan. Mësohet se M.M, rreth 62 vjeç, banues në fshatin Beras.u godit nga rrufeja në afërsi të fshatit dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Ndërkohë trupi i pajetë ndodhet në morgun e spitalit të Korçës. Policia po punon për dokumentimin e ngjarjes.

Informacion paraprak

Më datë 02.06.2018, jemi njoftuar se në Spitalin Rajonal të Korçës ka mbërritur i shoqëruar nga familjarët e tij, trupi i pa jetë i shtetasit M.M, rreth 62 vjeç, banues në fshatin Beras.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se viktima është goditur nga rrufeja në afërsi të fshatit dhe për pasojë ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?