Zbardhet dinamika e plagosjes së 18- vjeçarit ditën e djeshme (30 tetor) në gjimnazin ‘Shote Galica’ në Fushkrujë.
Dy bashkëmoshatarët si i plagosuri Klisman Dani dhe autori Leonit Muça janë zënë për një fërkim me krah me njëri- tjetrin.
I plagosuri Dani i ka kërkuar llogari autorit se përse ky i fundit e kishte siguruar që ka qenë pa dashje dhe nuk kishte për qëllim që të fërkohej me ë.
Por dhe pse autori i ka kërkuar falje për veprimin, i plagosuri nuk e ka besuar por ka mbledhur disa miq e shokë të tijë dhe vete i 5 gjatë pushimit të gjatë kanë tentuar ta dhunojnë.
Autori duke parë që 5 persona po i drejtoheshin, ka nxjerrë nga xhepi një biçak që sipas deklarimeve të tija e mbante për përdorim në lëndët mësimore dhe e ka goditur në zonën e qafës 2 herë.
I plagosuri me thikën në qafë është drejtuar për në qëndrën shëndetësore Fushë -Krujë ku ka marr edhe ndihmën e parë dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku i është nënshtruar 2 ndërhyrjeve kirurgjikale ditën e djeshme.
Bëhet e ditur se 17- vjeçari është jashtë rrezikut për jetën dhe është përmendur, ndërkohë autori është arrestuar.
Sipas policisë, arma nuk klasifikohet te armët e ftohta për shkak të përmasave të vogla.