U vodh në 2015 në Itali dhe u soll në Shqipëri, pianoja e shek. të XVIII i dorëzohet sot autoriteteve italiane! U gjet në një dyqan instrumentesh muzikore

26 Korrik 2022, 09:27| Përditesimi: 26 Korrik 2022, 16:50

  • Share

E vjedhur në vitin 2015 në Konservatorin e Parmës në Itali, një piano antike e cila soll në Shqipëri me shpresën për tu shitur, iu dorëzua sot autoriteteve italiane. ‘Clavikorda’ e shekullit të XVIII, pjesë e trashëgimisë italiane, u gjet në një dyqan instrumentesh muzikore në Shqipëri. Ky objekt me vlera të rralla kulturore e historike është vjedhur në Itali në 2015 dhe tre vite më pas do të mbërrinte në qytetin e Vorës në Shqipëri.

Burime për Report Tv, bëjnë me dije se dy të rinj rezulton se e kanë dërguar për ta shitur tek një dyqan veglash muzikore në Vorë në pronësi të Gëzim Haxhiut. I kërkuan pronarit ta blejë për një shumë që do ta vendoste vetë ai, pa e ditur se në duar kishin një thesar të pasurisë kulturore italiane. Pasi Gëzim Haxhiu verifikoi në internet dhe kuptoi se bëhej fjalë për objektin e vjedhur në Parma dhe i ka kërkuar të rinjve ta dërgojnë në polici. Përballur me refuzimin e tyre u dha në këmbim dy bokse muzike duke mbajtur pianon dhe duke njoftuar njëkohësisht policinë italiane dhe atë shqiptare.

Objekti që falë pronarit të dyqanit në Vorë arriti në duart e shtetit, këtë të martë, iu dorëzuaa palës italiane, përkatësisht komandantit të karabinerisë për trashëgiminë kulturore Roberto Riccardi i cili për koicidencë rezulton se është Arberesh.

“Jam i lumtur që të jem këtu sot me ju, falënderoj ministrinë e Drejtorisë dhe të Kulturës Italiane. Jam shumë i lumtur dhe për një arsye tjetër. Krahas faktit të marrjes në dorëzim të një objekti me rëndësi të madhe kulturore, por edhe për faktin se jam shqiptar me zemër.”- tha Riccardi.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja kthimin e objektit e vlerësoi si një shenjë bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Italisë. Për ministren e Kulturës Elva Margariri lufta ndaj trafikimit të veprave të artit është prioritet i qeverisë shqiptare.

Ky objekt i rrallë me një vlerë tregu 30-50 mijë euro është i dyti që Shqipëria i kthen Italisë pasi disa muaj më parë ka kthyer edhe një medalje para-olimpike të gjetur në një dyqan të sendeve antike pranë Pazarit të Ri në Tiranë.

Hetimet për të zbuluar personat që e vodhën pianon në 2015-ën në Parma janë ende të hapura nga autoritetet italiane, në bashkëpunim me ato shqiptare.

Po çfarë shkruanin mediat italiane për vjedhjen!

Vjedhja ndodhi në Konservatorin ‘Arrido Boito’ në Parma më 5 janar të vitit 2015. Ata që rihapën institutin pas disa ditësh mbyllje, kuptuan se mungonin dy instrumente muzikorë: një klavikordë e çmuar e gjysmës së parë të shekullit XVIII dhe një ‘viola da gamba’ e bërë në kohët moderne, një kopje e një instrumenti të lashtë.

Vlerë historike kishte ‘klavikorda’ e shek.. të XVIII, pjsë e Koleksionit ‘Laura Alvini’, një koleksion instumentash të lashta me tastierë që i përkisnin pianistite e njohur milaneze, e cila vdiq në janar 2005.

Hajdutët pasi kanë thyer xhamin në një klasë tjetër të konservatorit (salla 25), kanë hyrë në sallën ‘Aula Alvini’ nga dritarja e banjës ngjitur, e cila është gjetur e hapur dhe me xham të thyer. Nga sa ishte konstatuar, alarmi ishte prishur.

Pianoja e shek. të XVIII

Ora 12:29
Pianoja antike italiane u dorëzua nga shitësi i dyqanit në Vorë, e shkëmbeu për 2 bokse muzike

1658821654_WhatsAppImage20220726at9.04.24AM.jpeg

Report Tv mëson se pianoja antike e vjedhur në 2015 në Itali, u dërgua nga 2 të rinj në vitin 2018,  tek dyqani i Gëzim Haxhiut në Vorë për t’u shitur. Gëzim Haxhiu ka bërë kërkime dhe ka kuptuar se vepra është me vlerë.

Ai ua ka blerë dy të rinjve duke u dhënë dy bokse vufer. Më pas ka njoftuar policinë italiane dhe kanë nisur bashkëpunimin nga 2018 për ta kthyer, ndërsa sot u bë zyrtare.

Gëzim Haxhiu ka një dyqan ‘Muzik Store’ dhe ka qenë ai i pari i cili ka kuptuar vlerën, e cila përafërsisht mund të arrije deri 30-50 mijë euro.

Ora 12:07
Dorëzimi i pianos antike, ambasadori italian: Moment i rëndësishëm për bashkëpunimin tonë! Komandanti arbëresh: S’po kthejmë Dorontinën në shtëpi, por një objekt me vlerë

Ambasadori italian ne vendin tonë, Fabirzzio Bucci në ceremoninë e dorëzimit të pianos antike, u shpreh se ky është një moment shumë i rëndësishëm që përbën rezultatin e parë të këtij bashkëpunimi.

‘Është një moment shumë i rëndësishëm pasi marrim në dorëzim këtë instrument që përben rezultatin e parë të këtij bashkëpunimi,.’- tha Riccardi.

Ndërkohë, komandanti i komandës së Karabinierëve për trashëgiminë kulturore, Roberto Rickardi, i cili tha se babai i tij ishte me origjinë arbëreshë, falënderoi autoritetet shqiptare.

‘Jam i lumtur që të jem këtu sot me ju, falënderoj ministrinë e Drejtorisë dhe të Kulturës Italiane. Jam shumë i lumtur dhe për një arsye tjetër. Krahas faktit të marrjes në dorëzim të një objekti me rëndësi të madhe kulturore, por edhe për faktin se jam shqiptar me zemër. Nuk po i kthejmë Dorontinën në shtëpi, por një objekt me mjaft vlerë për ne. Jam lindur dhe jam rritur në Bari, por afërsia me detin. Kultura dhe drejtësia janë baza e progresit.- tha Riccardi.

 

 

Ora 11:53
Ministrja e Kulturës: Lufta kundër trafikimit të objekteve kulturore është prioritet

 

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, tha se lufta kundër trafikimit të objekteve të kulturës është prioritet.

"Një ceremoni shumë simbolikë. Jo se është akt i vogël por ka simbolikën e një bashkëpunimi në shekuj. Jemi këtu sot të lidhur përmes trashëgimisë kulturore, e cila nuk i përket vetëm Italisë por gjithë botës. Është e rëndësishme që të vlerësojmë këtu sot të gjithë punën që është bërë. Ne kemi një prioritet në ministri që është lufta kundër trafikut të objekteve kulturore. Italia është partner strategjik për ne", tha ajo. 

Ora 11:51
Pianoja antike e vjedhur i dorëzohet autoriteteve italiane, Manja: Shenjë e bashkëpunimit serioz me një vend mik si Italia

 

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se dorëzimi i pianos së shekullit të XVIII e cila ishte vjedhur ne Itali, u shpreh se është një shenjë e bashkëpunimit serioz me një vend mik që është Italia.

‘Është një shenjë e bashkëpunimit serioz me një vend mik që është Italia. Ne duam ta shtrijmë këtë bashkëpunim në të ardhmen pse jo për të bërë të mundur riatdhesimin reciprok të të gjitha veprave të trashëgimisë kulturore. Këto vepra të shkojnë aty ku ishin sepse janë pronë e popullit italian. Janë tregues i qartë i identitetit tonë kombëtar.’- tha Manja.

Ora 10:17
Në kërkim të artit italian mbrëmjen e Vitit të Ri, si arritën hajdutët shqiptarë të vidhnin pianon antike në konservatorin e Parmës për ta shitur në Shqipëri

1658820054_WhatsAppImage20220726at9.04.24AM1.jpeg

Një piano antike e shekullit të XVIII, pjesë e trashëgimisë kulturore italiane, e vjedhur në 2015 në Konservatorin e Parmës, do t’u dorëzohet sot autoriteteve italiane.

Po çfarë shkruanin mediat italiane për vjedhjen!

Vjedhja ndodhi në Konservatorin ‘Arrido Boito’ në Parma më 5 janar të vitit 2015. Ata që rihapën institutin pas disa ditësh mbyllje, kuptuan se mungonin dy insturmente muzikorë: një klavikordë e çmuar e gjysmës së parë të shekullit XVIII dhe një ‘viola da gamba’ e bërë në kohët moderne, një kopje e një instrumenti të lashtë.

Vlerë historike kishte ‘klavikorda’ e shek.. të XVIII, pjesë e Koleksionit ‘Laura Alvini’, një koleksion instumentash të lashta me tastierë që i përkisnin pianistite e njohur milaneze, e cila vdiq në janar 2005.

Me vullnetin e trashëgimtarëve , instrumentet që Laura Alvini kishte mbledhur, luajtur dhe montuar, i ishin dhënë me hua për përdorim Konservatorit “Arrigo Boito” në vitin 2007, duke i vënë në dispozicion për veprimtaritë mësimore të Konservatorit dhe për koncerte dhe regjistrime të veçanta.

Vjedhja u krye mes natës së 31 dhjetorit dhe 4 janarit, ditë gjatë të cilave Konservatori i Parmës ishte i mbyllur për pushime dhe u zbulua mëngjesin e së hënës së 5 janarit. Hajdutët pasi kanë thyer xhamin në një klasë tjetër të konservatorit (salla 25), kanë hyrë në sallën ‘Aula Alvini’ nga dritarja e banjës ngjitur, e cila është gjetur e hapur dhe me xham të thyer. Nga sa ishte konstatuar, alarmi ishte prishur.

‘Ishte një klavikordë anonime e gjysmës së parë të shekullit të tetëmbëdhjetë, e paprekur, funksionale dhe tashmë e restauruar.’- tha shton Roberto Gini, kurator dhe drejtues shkencor-artistik i Koleksionit Alvini, ndërsa ‘Viola da gamba’ ishte një instrument modern, i ndërtuar nga Daniela Chiaramonti.

Mjetet e tjera të koleksionit në klasën me emrin Laura Alvini nuk u prekën ndoshta kjo sepse ishin më të rëndë dhe ishte e vështirë që të transportoheshin.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ariu: 26/07/2022 13:20

    Është kënaqësi të dëgjosh zyrtarët italian kur flasin, kanë një edukatë dhe mirësjellje të pashembullt! Fjalë të zgjedhura me kujdes! Sa keq që zyrtarët tanë janë shumë mbrapa në çdo aspekt!

    Përgjigju
  • Xhimi: 26/07/2022 12:48

    Pra Gezimi qe ka dyqan muzikor ne Vore paska kontaktuar autoritetet italiane duke kuptuar qe piano ka vlere 30-50 mije euro. Ahhhhhh cme bete te qesh. Gezim matrapazi e ka falur pianon hahahahahahahahahah ehhhh ku flen lepuri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?