Në foto Sergej Skripal dhe vajza e tij, Yulia

Bota
Top 24

U helmua me gaz nervor në Britani, ish-agjenti rus del nga koma

6 Prill 2018, 18:41| Përditesimi: 6 Prill 2018, 18:44

  • Share

Ish -agjenti rus i helmuar në Britaninë e Madh me gaz nervor, e ka kaluar rrezikun për jetën. Spitali i Salisburyt ka komunikuar lajmin se Sergei Skripal ka dalë nga gjendja kome në të cilën ndodhej që prej datës 4 mars të këtij viti. 

Sipas mjekëve, 66-vjeçari nuk ndodhet më në gjendje kritike për jetën, pasi organizmi i tij po u përgjigjet shumë mirë mjekimeve, duke përftuar një rikuperim të shpejtë. Në të njëjtën situatë - thonë mjekët, - është edhe vajza e tij Julia. 

Sergei dhe Julia Skripal u janë nënshtruar trajtimeve intensive mjekësore që prej një muaji, pasi u gjetën pa ndjenja në një stol në Salisbury, pas helmimit me një agjent nervor më 4 mars. Për këtë ngjarje, Britania bën përgjegjëse Rusinë, e akuza u ndoq nga një seri masive dëbimesh të diplomatëve rusë nga dhjetëra vende të botës, ndër të cilët ehde në Shqipëri. 

Komento

Komente

  • Arditi: 06/04/2018 21:27

    Kjo me duket si perralla e ujkut me qingjin ku ujku i thote qingjit se me ke tubulluar ujin Kur e pyet qingji. Vjet i thote ujku. Une sivjet kam lindur i thote qingji. Ne mos ti yt ate dhe jot eme i tha ujku.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?