ELBASAN- Një grup invalidësh në Elbasan, para dhe tetralegjik protestuan këtë të mërkurë pranë zyrave e shoqatës. Ata thanë CMAP epror u ka hequr padrejtësisht pagesën prej 16 mijë lek në muaj, pjesë e paketës higjieno-sanitare.
Kështu nga 40 mijë lek në muaj që merrte një person me aftësi të kufizuara tani merr 24 mijë lek në muaj. Me lot në sy, pjesëtarë të shoqatës dhe familjarë të tyre shprehen se me këtë shumë nuk ia dalin të jetojnë.
“Kanë bërë një marrëveshje të fshehë që këtyre personave t’i hiqet higjena sanitare, t’i marrin 160 mijë lekë të vjetra, dhe ta përfitojnë vetëm ata që janë me shtyllë kurrizore.”, u shpreh njëri prej pjesëmarrësve në grevë.
“Jemi mbledhur se na kanë hequr grupin e invaliditet fëmijëve tanë të sëmurë. Fëmijët tanë janë paralegjik dhe tetraplegjik. Fëmijë im as këmbë, as dorë nuk lëviz, po s’e ushqeve nuk e ushqehet. Na i kërkuan te KMCAP Epror në Tiranë, shkuam dhe na kanë ndërruar grupin e invaliditetit. Për këtë kemi ardhur këtë. Do hyjmë në borxh, unë jam pensionist dhe grua pensionistë , do hyjmë borxh derisa t’i marrin, të shkojë e drejta në vend. I kërkoj ministrisë së shëndetësisë t’i ri kthejë sytë nga grupet e këtyre invalidëve, janë njerëz pa shpresa, shpresa e tyre e vetme është vdekja.”, tha prindi i njërit prej pjesëtarëve të shoqatës së invalidëve.
Protestuesit thanë se do të futen në grevë urie nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh nga Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Social Shtetëror.
Shtet antisocial dhe diskriminues.
PërgjigjuEdvin shkjau shqipfolës i pregatit që këta të mjer të emigrojn….mjerim
Përgjigju