Ulsi Manja

U hiqet licenca 11 noterëve, Manja njofton aksionin

7 Shtator, 16:28| Përditesimi: 7 Shtator, 16:37

  • Share

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka njoftuar heqjen e licencës për 11 noterë në mbarë vendin si dhe sekuestrimin e 17 arkivave noteriale.

Operacioni është zhvilluar gjatë periudhës Janar-Gusht 2024. Sipas ministrisë, kontrollet kanë ardhur si pasojë e ankesave të qytetarëve.

“Gjatë periudhës Janar-Gusht 2024, Ministria e Drejtësisë ka forcuar dhe intensifikuar kontrollet në zyrat noteriale në të gjithë vendin, duke realizuar 42 inspektime, një rritje e ndjeshme krahasuar me vitin e kaluar. Këto kontrolle kanë ardhur si përgjigje ndaj shqetësimeve të ngritura nga qytetarët, si dhe për të garantuar zbatimin e rregullave ligjore nga ana e noterëve.

Si rezultat i këtyre inspektimeve të thelluara, janë marrë masa administrative ndaj 22 noterëve të cilët janë konstatuar me shkelje. Prej tyre, 11 noterëve u është hequr përfundimisht licenca, 4 të tjerë janë pezulluar, ndërsa ndaj 7 noterëve janë vendosur masa administrative. Gjithashtu, janë sekuestruar 17 arkiva noteriale” ka njoftuar Manja.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kola: 07/09/2024 18:17

    Vetëm në Shkodër janë për tju hequr 11 liçensa ndërsa ti ke hequr në gjith Shqipërinë!

    Përgjigju
  • Vata: 07/09/2024 18:14

    Me vonesë zoti Malja! Ke avokatët dhe më keq se noterët.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?