Bota

U hodh në det pas shpërthimit, gjendet i gjallë pas 30 orësh punëtori i Portit të Bejrutit

6 Gusht 2020, 17:01| Përditesimi: 6 Gusht 2020, 17:04

  • Share

Punëtori i Portit të Bejrutit u gjet i gjallë pas 30 orëve që kanë kaluar nga shpërthimi i fuqishëm në kryeqytetin e Libanit.

Fotografia e Amin al-Zahed, ishte postuar në një faqe në "Instagram" kushtuar gjetjes së banorëve të zhdukur, por u gjet në detin Mesdhe.

Amin al-Zahet

Pas shpërthimit katastrofik humbën jetën rreth 145 persona dhe mbetën të plagosur mijëra të tjerë. Ndërkohë që shumë persona kanë mbetur nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.

Punëtori i Portit të Bejrutit, Amin al-Zahet.

Një foto e postuar në mediat sociale, tregon një burrë në kuvertën e një anijeje, i cili po mban një të plagosur, të larë në gjak. I plagosuri thuhet se është Amin al-Zahet, punëtori i portit.

Ai u dërgua me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?