Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21.00 në lagjen nr.17 /1 në Durrës ku 24 vjeçarja Anisa Gjini dyshohet se pas një konflikti me burrin e saj është hedhur nga ballkoni i katit të tretë shtëpisë dhe ka ndërruar jetë.
Për sqarimin e ngjarjes policia ka arrestuar bashkëshortin e viktimës, Alfred Gjini, 31 vjeç.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. Gj., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi mbrëmjen e djeshme, në banesë, gjatë një konflikti për motive të dobëta me bashkëshorten e tij, shtetasen A. Gj., 24 vjeçe, banuese në Durrës, dyshohet se kjo e fundit është vetëhedhur nga ballkoni i banesës dhe për pasojë ka ndërruar jetë”, thotë policia.
Të afërmit thonë se nuk kanë pasur dijeni për konflikte mes çiftit të ri, të cilët kishin 1 djalë dhe jetonin në vilën 4 katëshe e cila gjendet në zonën ish-kënetës. Anisa, thonë fqinjët, punonte në një rrobaqepësi, ndërsa burri i saj Alfredi në ndërtim.
Report Tv mëson se familja Gjini është vendosur në Durrës pasi kishte ardhur nga Librazhdi. Janë 4 vëllezër, 2 jetojnë në Durrës e 2 në Greqi. Ata kanë ndërtuar një vilë 4 katëshe ku jetojnë me familjet e tyre. Fqinjët thonë se nuk kanë dijeni që e reja të vuajë nga depresioni. Pritet që të zbardhen të tjera detaje nga hetimet për të hedhur dritë mbi vdekjen e të resë dhe shkaqet.
Të afërm të familjes Gjini në Durrës, në të cilën Anisa Gjini 24 vjeçe i dha fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i banesës, thonë se nuk kanë pasur dijeni për konflikte të çiftit të ri.
Ata kishin 1 fëmijë, bëjnë të ditur të afërmit. Ata thonë se janë njoftuar pas ngjarjes dhe kanë shkuar të kryejnë ritet. Një fqinje e tyre ngjitur me banesë rrëfen se ka qenë burri i saj që ka dëgjuar zhurmën kur trupi i të ndjerës është përplasur përtokë. Nuk kam pasur dijeni për konflikte të çiftit.
“Isha në gjumë, e dëgjoi burri kur ra dhe më tha hadje, kur shkova e kishte çuar burri i saj në spital. Zënka mes tyre nuk kam dëgjuar. Punon në ndërtim burri, kurse ajo te fabrika e këpucëve. Një djalë kanë”, tha fqinja.
“E kam njohur për njeri të mirë, kur erdhëm kishte mbaruar çdo gjë. Kanë shkuar shumë mirë. Kanë një fëmijë”, tha një tjetër.
Sa lehte vritet femra ne albanistan: beri vetvrasje! Haha, sdi ce gjeti, thot burri, mir ishte!
Përgjigju