Xhino dhe Lira Koça

U hodh nga kati i 3-të i COVID-2/Nëna festë ndryshe për ditëlindjen e tij: 30 pëllumba dhe tollumbace drejt qiellit, simbol përqafimi për Xhinon

4 Mars 2021, 12:31| Përditesimi: 4 Mars 2021, 12:38

  • Share

Nuk ka dhimbje më të madhe se ajo e një nënë që humbet të birin.

Stilistja e njohur Lira Koça e cila humbi djalin e saj të vogël, pasi vendosi ti jap fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i Sanatoriumit, teksa ishte i infektuar me COVID-19 një mëngjes të hidhur gushti, përmes një “Instatory” lajmëroi një festë ndryshe për 30 vjetorin e Xhinos.

Ajo shkruan se çdo prag 5 marsi e gjithë familja bëhej gati për ditëlindjen e Xhinos.

“Këtë vit është ditëlindja e 30 e djalit tonë...30 pëllumba dhe 30 tollumbace të bardha do të lëshohen drejt qiellit duke u kthyer në simbol të përqafimit tonë për Xhinon”, shkruan stilistja.

Ajo ka vendosur që këtë vit, në 30-vjetorin e Xhinos, pa Xhinon të festojë ndryshe duke ftuar këdo që dëshiron të bëhet pjesë ditën e nesërme në orën 17:00 te sheshi përpara Sfinksit, në Durrës.

“Familjarë, të afërm, miq e të njohur, të gjithë bashkë në këtë ditëlindje ndryshe. Për të zvogëluar sado pak distancën që mungesa fizike e Xhinos na bën të jetojmë. Përgjithmonë me ne Xhino”.

Xhino Koça në moshën 29-vjeçare vendosi ti jap fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i Sanatoriumit, më 13 gusht teksa ishte infektuar me COVID-19.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?