Pas ngjarjes së rëndë ku një 69-vjeçar u hodh nga kati i dytë i Spitalit Infektiv, Report Tv ka shkuar në fshatin Belinë, Fier ku jeton ai.
Taulant Grëmbi, kushëriri i 69-vjeçarit Reshat Grëmbi deklaroi se fillimisht ai shkoi në spitalin e Fierit e më pas u transferua në Tiranë.
Ai thotë se 69-vjeçari nuk ka pasur asnjë problem që mund ta çonte në këtë veprim, asnjë problem ekonomik apo diçka tjetër.
"Dje mora vesh që ka shkuar në Tiranë. Ndërsa sot në mëngjes mora vesh që ai ishte hedhur nga kati i dytë. U habitëm pasi ishte një njeri shumë i rrëgullt. Fëmijët i kishte rregulluar, vetë ishte në pension së bashku me të shoqen. Ne nuk morëm vesh se kur ishte infektuar. Nuk ka shance që ta ketë shtyrë diçka, nuk kishte as probleme ekonomike. Bashkëshortja është në shtëpi vetëm. Nuk e dija që ishte pozitivë me COVID. Nuk e di nëse i kanë bërë diçka doktorët atje, çfarë medikamentesh i kanë dhënë" - tha kushëriri i 69-vjeçarit.
Dje ka shkuar në spital familjarët nuk e dinë ende këtë që ka ndodhur.
Lajmi kryesor:
Pacienti me COVID, hidhet nga kati i 2-të i Infektivit dhe shpëton! QSUT: Jemi në krye të detyrës! Askush s'do të mbetet pa marrë shërbim mjekësor! (Pamjet)
E.M.//ReportTv.al