U hodh nga kati i katërt i spitalit, drejtori i Shefqet Ndroqit: Nuk kishte shfaqur shenja të rënduara psikologjike! Ngushëllime familjarëve (VIDEO)

1 Nëntor 2020, 11:30| Përditesimi: 1 Nëntor 2020, 11:55

  • Share

Pas ngjarjes së rëndë ku një 52-vjeçar u hodh nga kati i katërt i Shefqet Ndroqi, ka reaguar spitali. Drejtori i Spitalit Shefqet Ndroqi Perlat Kapisyzi deklaroi se pacienti nuk ka shfaqur shenja jo normale psikologjike.

"Sot në orën 3 te mëngjesit, ka ndodhur nje ngjarje e rëndë që na ka tronditur pa masë të gjithëve: mjekët, infermierët në shërbim por edhe të gjithë stafin e spitalit tonë që bën një luftë heroike çdo ditë për të shpëtuar jete. 53-vjeçari ishte shtruar në datë 25 tetor në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me pneumoni shume te rende, të shkaktuar si pasojë e virusit SARS COV2. I jane kryer menjehere te gjitha ekzaminimet radiologjike, laboratorike, është vendosur ne mjekim sipas te gjitha protokolleve  bashkekohore, duke mos i munguar ne asnje moment sherbimi dhe perkujdesi mjekesor dhe infermieror. Ne emer te stafit te spitalit qe une drejtoj, shpreh dhimbjen e thelle dhe ngushellimet me te sinqerta familjareve te 52 vjecarit qe i dha fund jetes. 
Sipas të dhënave te disponueshme gjate kohes se qendrimit ne spital pacienti nuk ka manifestuar shenja të çrregullimeve psikologjike si në momentin e shtrimit edhe gjatë terapive te mjekimit. Ky është një moment i vështirë për ne. Kjo është një ngjarje e hidhur per spitalin tone, dhe se bashku me organet kompetente do punojme per zbardhjen e kesaj ngjarje. Duke shprehur edhe një herë dhimbjen për këtë ngjarje të rëndë, stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” siguron qytetarët se do te vijojë të jetë në shërbim 24 orë, për të garantuar shërbimin shëndetësor për pacientët që trajtohen në spitalin tonë. Kërkojmë mbështetjen tuaj në këtë moment të vështirë për të gjithë ne"
- Kapisyzi.


Lajmi kryesor:

Rasti i tretë i vetëvrasjes te 'Sanatoriumi'! 52-vjeçari me COVID hidhet nga kati i katërt i spitalit! Drejtori i 'Shefqet Ndroqit': Pa shenja të rënduara psikologjike


E.M./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?