U hodh për t’u larë në lumin Buna, mjeku i QSUT dëmtime në kokë, u përplas me gurët! Kolegët mesazh: Shërim të shpejtë

11 Gusht, 12:04| Përditesimi: 11 Gusht, 17:01

  • Share

TIRANË- Mjeku kirurg i QSUT-së, Arvin Dibra, i cili mbeti i plagosur një ditë më parë pasi u hodh për t’u larë në lumin Buna në Shkodër, ndodhet ende në spital. Një ditë më parë ai iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale të vështirë.

Shqiptarja.com sjell detaje të reja nga ngjarja. Burime për gazetarin Ergys Kavaja bëjnë me dije se shefi i Kirurgjisë ka qene duke ngrënë drekë me familjen në një lokal në Dajç të Bregut të Bunës. Ai është futur për t’u larë në lumë dhe është zhytur me kokë. Por, mjeku është përplasur me gurët në thellësi dhe ka marrë dëmtime në kokë.

Kolegët e mjekut Dibra kanë bërë një postim prekës, teksa i urojnë shërim të shpejtë dhe luten që ai të rikthehet shumë shpejt midis tyre pas kësaj sfide shëndetësore.

“Ditën e djeshme, Prof.Dr. Arvin Dibra pas një incidenti të ndodhur, iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale të kompleksitetit të lartë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Të gjithë kolegët dhe të gjithë ne që e njohim dhe e vlerësojmë, i urojmë shërim sa më të shpejtë dhe të plotë. Falënderojmë ekipin e neurokirurgjisë, që me profesionalizëm dhe përkushtim finalizuan me sukses këtë ndërhyrje! Lutemi të gjithë për ty, Prof. Arvini”, thuhet në postim.

Aksidenti ndodhi më 10 gusht rreth orës 12:25 në fshatin Dajç, dhe 52-vjeçari u transportua me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndërhyrje mjekësore më të specializuar.

Prof.Dr.Arvin Dibra aktualisht është Shef i Klinikës 1 Kirurgjikale QSUT si dhe drejtues i Departamentit të Kirurgjisë në Universitetin e Mjekësisë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Djella Rrgalla: 12/08/2024 18:28

    I uroj zemra qe zoti dhe mjeket ta sherojne sa me shpejt dr Arvinin eshte unike me duar te arta ne prefesion dhe si njeri human i komonikushem qe ndihmon me shum ataqe kane nevoj per ndhme .Une qe kam pas njerzit e mij paciente te tijasnje te mete sheerim te shpejt te uroj nga zemra

    Përgjigju
  • Male egra: 12/08/2024 11:31

    z.BEPIN.ME FAL SE NUK TE NJOH DHE NUK KAM DESHIRE TE NJOH POR NE KOMENTIN TEND DELIRANT ME LEN TE KUPTOJ SE JE NJERI JO POZITIV I SHOQERISE. ZOTI TE DHENTE MEND.

    Përgjigju
  • Sabi Veizi: 11/08/2024 23:57

    Dr Arvin Dibra eshte dr me i mire qe mund te kem njohur .Zoti e ndihmofte

    Përgjigju
  • gezimi: 11/08/2024 12:25

    dr sherim te shpejte . zoti e ndimofte

    Përgjigju
    • Bepi: 11/08/2024 13:42

      Po mar zoti asht i madh vonon por nuk harron

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?