‘U hodha nga dritarja t’i shpëtoja vdekjes’/Shokon në ‘Pa Gjurmë’ mbesa e poetit Camaj, nëna që u izolua për dy vite në qeli

24 Shkurt 2021, 10:53| Përditesimi: 24 Shkurt 2021, 16:03

  • Share

Prej katër vitesh ka fituar lirinë, por kërkon ende drejtësi, duke pretenduar se është dënuar me të padrejtë nga Gjykata e Tiranës, ndërsa çeshtjen e ka dërguar edhe në Gjykatën e Hagës. 43-vjecarja është nënë e dy djemve jeton e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti që e dhunoi barbarisht 12 vite me radhë dhe ka shkëputur çdo kontakt me familjen e saj në Shkodër.

Pas divorcit unë mora një shtëpi me qera në Shkodër. U bë një lojë për të më marrë fëmijët. Erdhi një denoncim anonim, pasi më futën në kurth nga një telefonatë. Me akuzën për shfryëzim prostitucioni. Më bënë një kallëzim të rremë. Një person ka marrë në telefon policinë dhe u ka komunikuar se unë shfrytëzoj një person më qëllim prostitucioni, por ky dikushi kush ishte ? Pas 6 muajsh e ka mësuar akuzën se cfarë ishte. Unë nuk e kam pranuar kurrë, as sot nuk e pranoj këtë akuzë. Arrestimi ka qenë befasi. Policia më mori në telefon dhe më tha hajde të marrësh fëmijët në komisariat. Shkoj në polici dhe më mbajtën në paraburgim 8 ditë e 8 netë. Unë nuk e dija se do të përfundoja në qeli. Gjykata vendosi arrest me burg për mua.U transferova në Tiranë dhe prokurori i çeshtjes kërkoi 15 vite për mua, por nuk ia arriti. U dënova me 4 vite e 8 muaj burg për prostitucion dhe kreva 2 vite dhe 4 muaj. Çdo gjë u bë për të më hequr të drejtën e kujdestarisë së fëmijëve. Fëmijët i mori burri dhe unë i takoja fshehtas

Ajo rrëfen mes lotësh, si u dhunua në mes të rrugës së Kavajës, në Tiranë, katër ditë më parë nga një person i maskuar. 

Më thirri djali për t’i bërë një ofertë dhe unë për këtë qëllim dola nga shtëpia. Kur po kthehesha, në rrugën e Kavajës, një person i maskuar më goditi me grusht pas koke. Nuk i kam borxh askujt. Qyteti ku banoj është shumë i vështirë për të jetuar e vetme, pa përkrahje. Herë pas herë s’kam as bukë për të ngrënë

Vera Camaj u martua me shkuesi mjaft e re, me burrin që do të kthehej në dhunuesin e saj. Ai e dhunonte sistematikisht, por ajo nuk guxoi kurrë të refuzonte fatin, pasi ndarja ishte një turp për familjen Camaj. Babai ushtronte dhunë edhe mbi dy djemtë e tij. 

U detyrova nga familja për t’u martuar. Unë kam qenë 18 vjeçe, kur u martova në qytetin e Shkodrës. Jeta ime ka qenë një ferr. Respekti në familjen e burrit humbi me kalimin e kohës. Ai ishte konsumues i alkoolit dhe kjo ishte një nga shkaqet e dhunës. Një njeri i alkoolizuar që në rininë e tij. Ishte tepër vonë për ta falur, pas asaj dhune barbare që ka ushtruar mbi mua dhe dy djemtë. Nuk e mbaj mend herën e parë kur më dhunoi, por të fundit po. Ditën kur i dhashë fund gjithckaje në vitin 2013, kur u hodha nga kati i dytë i banesës. I jam drejtuar edhe komisariatit të policisë, për të kërkuar urdhër mbrojtje por nuk kam gjetur mbështetje. Një punonjës policie nën efektin e alkoolit më kërkoi edhe favore seksuale. Ata nuk morën asnjë masë ndaj ish-bashkëshortit. E mbajtën vetëm vetëm 30 minuta

Mbesa e poetit të njohur jeton e vetme në një banesë të vjetër larg familjes, në një tjetër qytet. Ajo ndjehet ende e kërcënuar, jo më nga bashkëshorti por nga një person, i cili e telefonon me numër anonim dhe e përndjek vazhdimisht. 43-vjeçarja është mohuar edhe nga familja e saj, ndërsa pati një komunikim live me nënën nga studio e programit. Në një lidhje telefonike Zoje Camaj shprehu keqardhje për të bijën, duke e pranuar se e ka braktisur.

Kam dhembshuri për dy nipërit, të cilët kanë parë tmerr me sy. Ata më kanë çuar thuajse në depresion. Nuk kam çfarë t’i them. Kemi qenë përherë me probleme ekonomike. Më dhimbset fëmija im, por nuk e ndihmoj dot. Nipërit janë pika ime e dobët. Lot kam nxjerr boll për ta

Falë emisionit “Pa Gjurmë”, gjatë transmetimit live shumë prej qytetarëve ofruan ndihmë për nënën e mbetur vetëm.

VIDEO/Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'

O.D.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?