Kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj që u vetëhodhën në Lumin Buna nuk do të ndalen as gjatë orëve të mbrëmjes.
Burime pranë policisë së Shkodrës bëjnë me dije për gazetarin e Report Tv Ergys Kavaja se pavarësisht errësirës për shkak të orëve të mbrëmjes kërkimet nuk do të ndërpriten. Drejtoria e Shkodrës ka angazhuar banoret e zonës të cilët do të dalin më varkat e tyre në kërkim të trupave. Nga drejtoria do t’i vihet në dispozicion çdo mjet që do të bëjë më të lehtë kontrollin në lumin Buna, duke i pajisur edhe me prozhektor të mëdhenj duke shpresuar në gjetjen e trupave të pajetë.
Polumbarët e forcave RENEA ndodhen që prej orëve të para të mëngjesit duke kontrolluar përgjatë brigjeve të lumit Buna, nga zona përreth qytetit të Shkodrës, në zonën e Dajçit dhe Anës së Malit dhe në grykëderdhjen e Bunës por deri tani pa rezultat. Më herët është gjetur trupi i vajzës 9-vjeçare nga peshkatarët.
Lajmi kryesor:
Tragjedi në Shkodër/ Burri e dhunonte e tradhtonte, nëna me 3 fëmijët hidhen në lumin Bunë! Gjendet trupi i 9-vjeçares, vijojnë kërkimet edhe natën! Pranga babait
B.K/ReportTv.al