Politikë

'U hoq nga puna se ishte me PD!' Të rinjtë e FRPD-së Vlorë tregojnë persekutimin politik, Rama: Më vjen turp! Në Tiranë e hoqëm flamë, tani në qytete!

29 Mars, 09:13| Përditesimi: 29 Mars, 15:07

  • Share

TIRANE- Të rinjtë e degës së FRPD-së së Vlorës, të cilët braktisën PD-në për tiu bashkuar Partisë Socialiste dhe kandidates Zamira Sina ishin të ftuarit e Ramës në podcastin e tij sot.

Sara Bobo, Klea Lalo dhe Klidi Metaj treguan pse vendosën t’i bashkoheshin PS-së. Klidi Metaj tregoi hapur dhe ‘persekutimin politik’ me të cilën përballën në Vlorë.

Rama e quajti të papranueshme dhe skandaloze dhe nënvizoi dhe një herë nevojën për një parti të hapur për këdo.

Edi Rama: Si u bashkuan me PS-në?
Klidi Metaj: Zamira ftoi Sarën (Kryetaren e FRPD-së) dhe Sara na ftoi ne.Nuk është se na kanë ardhur më përpara ftesa, përkundrazi persekutime na kanë ardhur. Është turp që vjen PD e persekuton PS dhe e kundërta.
Edi Rama: Po çfarë kuptimi?
Klidi Metaj: Im atë është oficer policie. Në 2013, sa vini ju e hiqni nga puna. Kishte mbaruar Akademinë e rendit. Ngeli pa punë. Më thuaj si mundet një familje demokrate të të dojë kur ti I heq nga puna. Unë dilja në protestë, pedagogia më ngeli se isha me PD-në. Duhet ndryshuar kjo.

Edi Rama: Më vjen turp nga këto histori. Fatkeqësisht këto histori nuk kanë mbaruar në nivelin vendor.
Dhe sidomos aty ku ne kemi mbështetje, e ku njerëzit thonë ne këtu fitojmë. Pikërisht aty mbyllen, sesa në të tjera situata ku beteja ishte më hapur.  Këto janë skandaloze. Në nivelin e përgjithshëm. Në Tiranë e kemi hequr këtë flamë, por kur shkon më poshtë, si mundet të ndodhë.  

Ajo që thotë një pedagoge do të vë 4 se je demokrat nuk e di si mund të lidhet kjo në politikë.  Është pjesa e ngërcit që duhet të hiqet me patjetër.

Kjo më bën realisht të ndihem jo mirë kur dëgjoj këtë histori, por nga ana tjetër të ndihem mirë për ndryshimin që bëjmë në Vlorë. Unë e di që do të ketë rezistenca, prapë nga ato… kur ne luftonim këto na bllokonin rrugën.. por kjo është e papranueshme. Tjetër gjë është çfarë ke ti me politikën lart në qendër, e tjetër me komunitetin, e shërbimin e njerëzve që duhet të ndihen pjesë e komunitetit të përbashkët. Kjo është një lloj kulture që vendi më I pamundur që mund të mbillet kjo kulturë më duket Vlora, por ndoshta mund të mbillet mes të rinjve. Nuk është luftë a përpjekje për të asgjësuar kënd por ndeshje demokratike ku bashkëjetesa duhet të jetë. Cilësia e demokracisë dhe e jetës në një organizatë nuk varet nga sa je dakord e nga sa nuk je dakord”

Të rinjtë e FRPD-së thanë se besojnë tek ndryshimi që do të sjellë qeverisja e Ramës, kryeministri nga ana e tij vuri theksin tek momenti ideal ku ndodhet Shqipëria drejt integrimit të saj në BE.

"Duhet patjetër të mos harrojmë trenin në BE që na është paraqitur para syve. Për herë të parë na ka buzëqeshur fati. Është e rëndësishme të kapërcejnë, dhe përtej arsyeve legjitime.

Liderët në fillim dëgjojnë, pastaj nuk dëgjojnë se mendojnë se I dinë të gjitha dhe pastaj fillojnë prapë të dëgjojnë. Unë realisht e kam kaluar këtë trajektore e jam në këtë fazë. Gjëja që kam mësuar është nëse do të kuptosh tjetrin duhet patjetër të futesh në këpucët e tjetrit. Nëse do të kuptosh tjetrin duhet të përpiqesh ta lexosh përse e bën dhe në cfarë perspective e sheh. Në këtë sens bashkimi sa më shumë është vendimtare" tha Rama.

Kryetarja e FRPD-së Sara Bobo tregoi pse vendosi t’i bashkohej PS-së pasi u shkëput nga PD për shkak të Sali Berishës

“Kam kohë që jam shkëputur nga PD për shkak të lidershipit të saj. Erdhën me premtime të tjera e vijojnë duke mos respektuar premtimet që kanë bërë. Qëndruam për një PD më të mirë, por nuk e pamë e u tërhoqëm. Ne jemi për të shkuar në Europë dhe në politikë kanë mbetur figura që nuk mbaj mend” tregoi Sara.

Ora 09:37
'Hero kur je me mua, tradhtar e i shitur kur më del përballë'- Rama me të rinjtë e FRPD-së, thumbon Berishën: Mendësi banale, karakteristikë e PD-së

Kryeministri Edi Rama në podkastin e tij të radhës “Flasim” kishte të ftuar 3 të rinj të Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Vlorë.

Të rinjtë e degës së FRPD-së së Vlorës, të cilët braktisën PD-në për tiu bashkuar Partisë Socialiste dhe kandidates Zamira Sina treguan pse vendosën t'i bashkohen Partisë Socialiste. Përballë PD-së dhe lidershipit të saj Sali Berisha, i cili nuk jep shpresë sytë i kanë tek PS si e vetmja forcë që mund të çojë para Shqipërinë por kërkojnë t'i jepet fund 'persekutimit politik' 

Gjatë bisedës me të rinjtë, Rama u shpreh se “puna e tradhtarëve e të shiturve është histori banale në vendin tonë”, referuar largimit të tyre nga FRPD-ja.

Kreu i qeverisë iu drejtua duke u thënë që “është karakteristikë e partisë suaj ‘o qëndrestar dhe hero kur je me mua, o tradhtar dhe i shitur kur më del përballë’, është banal”.

"Kjo puna e tradhtarëve, të shiturve, të blerëve është një histori shumë banale në vendin tonë.Dhe me thënë të drejtën është karakteristikë e partisë suaj kjo.

Unë besoj se është karakteristikë e partisë suaj për shkak të mendësisë së partisë së madhe të asaj tjetrës, që vazhdon tek partia juaj, nëpërmjet e dini ju se kujt sepse nuk dua t’iu fus nëpër situata provokative që ‘o qëndrestar dhe hero kur je me mua, o tradhtar dhe i shitur kur më del përballë”, është banale, por s’keni çfarë bëni do ta hiqni", tha Rama.

Kryetarja e FRPD-së Sara Bobo tregoi pse vendosi t’i bashkohej PS-së pasi u shkëput nga PD për shkak të Sali Berishës

“Kam kohë që jam shkëputur nga PD për shkak të lidershipit të saj. Erdhën me premtime të tjera e vijojnë duke mos respektuar premtimet që kanë bërë. Qëndruam për një PD më të mirë, por nuk e pamë e u tërhoqëm. Ne jemi për të shkuar në Europë dhe në politikë kanë mbetur figura që nuk mbaj mend” tregoi Sara.


Lajmi kryesor:

'Hero kur je me mua, tradhtar e i shitur kur më del përballë'- Rama me të rinjtë e FRPD-së, thumbon Berishën: Mendësi banale, karakteristikë e PD-së


S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • joti: 29/03/2025 14:42

    Në institucione në Tiranë dominojnë PD-ista dhe nuk i luan njeri nga puna ka dhe nga ato që burrat e tyre shajnë gjith ditën qeverinë kjo sidomos ndodh në polici,po të ish koha e non gratës jo vetëm që të hiqnin nga puna por dhe të shqepnin në dru.Në rrethe me të vërtetë që kaste penalizuse...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?