Foto ilustruese

U hoq si pronari i një lokali e i premtoi 23-vjeçares greke punë, por e mbajti peng në banesë dhe e shfrytëzoi për prostitucion, në pranga i riu shqiptar në Greqi

8 Janar 2023, 18:15| Përditesimi: 8 Janar 2023, 18:16

  • Share

GREQI- Një 33-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur ka rënë në pranga e policisë greke pas duke u hequr si pronari i një lokali nate e duke e mashtruar se do i ofronte punë, mori peng në një apartament një 23-vjeçare greke ku e shfrytëzonte për prostitucion.

Mediat greke shkruajnë se 23-vjeçarja greke pranoi ofertën e punës që i ishte dhënë nga i riu shqiptar, po u detyrua të bënte deri në 4 takime me meshkuj të ndryshme në ditë për shumën prej 150 eurosh, ndërsa tutori sa herë që mungonte në banesë, i vendoste roje për tu siguruar që ajo nuk do ikte.

E reja, pas tre muajsh, ka arritur që të arratiset dhe të shkojë në polici për të denoncuar të gjithë ngjarjen dhe pas kësaj,  33-vjeçari shqiptar u identifikua nga autoritetet greke dhe u arrestua.

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • samiu: 08/01/2023 18:17

    mir ja kabo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?