Politikë

Hapi dyert dje, Rama publikon pamjet nga Spitali i Fierit: I pajisur me infrastrukturë moderne, shërbimet pa bishtat e ryshfetit

22 Prill 2021, 08:14| Përditesimi: 22 Prill 2021, 09:17

  • Share

Ditën e djeshme është inauguruar spitali memorial Rajonal i Fierit i cili është realizuar në kohë rekord brenda 3 muajsh.

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka publikuar pamje nga Spitali Rajonal i Fierit, për të cilin thotë se është pajisur me infrastrukturë moderne, duke shtuar se në të do ofrohen shërbime pa bishta të ryshfetit.

“Mirëmëngjes, me Spitalin e Fierit si qendër transferimi të dijes e me krejt këtë infrastrukturë moderne që kemi ngritur në pikat nevralgjike të sistemit shëndetësor, hyjmë në fazën tjetër të Reformës në Shëndetësi, Autonomi Spitalore dhe shërbim pa bishtat e ryshfetit në spitalet e Shqipërisë”, shkruan Rama.

Spitali Rajonal Memorial i Fierit, do të ofrojë shërbime të nivelit terciar, për të gjithë Rajonin e Jugut, me një kapacitet 150 shtretër. Spitali do të ofrojë shërbimin e urgjencës, kirurgjisë, neurokirurgjisë, kirurgjisë kardio-vaskulare, mjekësisë interne, kardiologjisë, neurologjisë, sëmundjeve infektive, pneumologjisë, shërbimin e ortopedisë dhe traumatologjisë, etj.

 

Ora 08:27
‘100 ditë, 100 arritje’, Rama: Spitali i ri rajonal i Fierit, u ndërtua në vetëm 98 ditë me standarde ndërkombëtare të kujdesit shëndetësor, s’ka kohë për pushim

Kryeministri Edi Rama përmes një “Instastory” ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë mandatit të dytë.

Teksa na ndajnë edhe 3 ditë nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill, Rama në formën e një kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me sa vite zgjati ndërtimi i Spitalit të ri Rajonal të Fierit.

Më pas ai ka faktuar spitali i ri rajonal i Fierit “Memorial”, u ndërtua në vetëm 98 ditë me standardet më të larta ndërkombëtare të kujdesit shëndetësor.

“S’ka kohë për pushim”, shkruan kryeministri.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?