Pellumb Pipero

U infektua me COVID pak ditë pas vaksinës, shërohet Pëllumb Pipero: Jam i çliruar nga kthetrat e virusit, të hënën në krah të kolegëve

12 Shkurt 2021, 12:58| Përditesimi: 12 Shkurt 2021, 13:17

  • Share

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero i cili u infektua me COVID-19 vetëm pak ditë pasi kishte marrë dozën e parë të vaksinës, ka njoftuar se është shëruar. Me anë të një postimi në rrjete sociale Pipero ka thënë se edhe pse është shëruar ka nevojë për disa ditë pushim dhe ka shkuar në Razmë. Të hënën, Pipero thotë se me shumë mundësi kthehet krah kolegëve në front të parë kundër COVID.

"Pas ditësh pritje, mjekimi në kushte shtëpie, kujdesi kolegësh, dhe interesimi e mbështetje pa fund nga miq, shokë, studentë, qytetare, politikanë, shtetare, dhe me dashurinë dhe kujdesin e veçantë të fëmijëve, bashkëshortes, e veçanërisht Miles, Klodit dhe Eneas, jam i "çliruar" nga kthetrat e virusit, jam COVID free, por ende me nevojën edhe për pak ditë pushim e rikuperim, ndaj përkundrejt lajmit per klinika jashtë vendit kam zgjedhur ajrin e pastër të Razmes per 3-4 ditë, dhe të Hënën shpresoj te jem ne krah të kolegeve te mi të palodhur në spitalin e semundjeve infektive!

Mirenjohje pa fund pë të gjithe ju që mu gjendet pranë ndoshta në një nga betejat më të vështira të jetës time. Do kemi kohë të flasim me gjate, t'ju pergjigjemi shume pyetjeve qe lidhen me rastet e reinfektimeve, por sidomos  te infektimit tim pas marjes së dozës se parë të vaksinës, që natyrisht nuk është rasti i vetëm, raportohen e janë në studim mjaft raste teë tilla në botë. Unë jam një prej atyre që u infektova, ndryshe e pësova! Por sigursisht falë dozës së parë të vaksinës, studimet e provojnë, e kalova me lehtë sëmundjen. Ndaj ju këshilloj të gjithve, të infektuar e shëruar, të vaksinuar apo në proces vaksinimi, duhet ende shumë kujdes, kujdes, maska, distanca fizike dhe higjena jane dhe do te jene te domosdoshme deri në fund te kesaj pandemie! Ende nuk ka siguri, ndaj ende duhet kujdes! Ju kam ne zemer! Mirenjohje pa fund", shkruan ai.

Pipero ka rezultuar pozitiv me COVID-19, 14 ditë pasi mori dozën e parë të vaksinës. Lajmin e konfirmoi Report Tv, në një kohë që Pipero ishte në pritje për të marrë dozën e dytë pas pak ditësh. Testin e ka bërë një ditë më parë, ku ka rezultuar pozitiv, ndërkohë që për një konfirmim ka bërë sërish tampon pas 72 orësh.

Pipero ishte në listën e 4 personave të parë që morën ‘live’ dozën e parën të vaksinës, mes të cilëve ishte profesoreshë Najada Çomo, kryeministri Edi Rama dhe profesor Tritan Kalo. Vaksinimi nisi zyrtarisht më 11 janar në Shqipëri me vaksina të Pfizer të dhuruara nga një shtet mik, për të cilin Rama zgjodhi që të mos e zbulonte. Ndërkohë, vendi ynë është në pritje të 500 mijë dozave të vaksinës të siguruara nga marrëveshja me kompaninë Pfizer.

Raste të tilla të ngjashme të infektimit pas marrjes së dozës së parë të vaksinës, janë regjistruar edhe në shtetet e tjera të botës. Sipas Ekspertëve të Shëndetësisë, kjo ndodh pasi anti-trupat nuk janë aktivizuar ende, pasi është e domosdoshme marrja e dozës së dytë.

Komento

Komente

  • Albin Strani: 12/02/2021 14:58

    Keto plehrat ne televizor thon pini caj dhe paracetamol ama per vete nisen ne itali sapo i ze covidi.

    Përgjigju
    • Bora: 13/02/2021 01:07

      Kush jane keto pluhra?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?