Bota

U infektua me COVID-19, indoneziani maskohet si gruaja e tij për të udhëtuar

23 Korrik 2021, 11:11| Përditesimi: 23 Korrik 2021, 11:13

  • Share

Një burrë indonezian i infektuar me koronavirus ka hipur në një aeroplan i maskuar si gruaja e tij, i veshur me një nikab që i mbulonte fytyrën dhe me letërnjoftimin e saj së bashku me një rezultat negativ të testit PCR. Megjithatë fshehja nuk I zgjati shumë pasi burri kishte ndërruar rrobat e tij në banjon e avionit, gjë që nuk kaloi pa u vënë re nga stjuardesa.  

 “Ai bleu biletën e aeroplanit me emrin e gruas së tij dhe solli kartën e identitetit, rezultatin e provës PCR dhe kartën e vaksinimit me emrin e gruas së tij. Të gjitha dokumentet janë nën emrin e gruas së tij”, ka thënë shefja e policisë së Ternate, Aditya Laksimada.

Pas kësaj, policia e çoi atë për një test për COVID-19, i cili doli pozitiv dhe aktualisht ai është I vendosur në Karantinë.

Indonezia po përballet me një rritje të konsideruar të rasteve me COVID-19 , ndërkohë që në vend janë vendosur kufizime në udhëtimet jo-thelbësore, duke përfshirë një test të detyrueshëm negativ të koronavirusit dhe tubimet publike janë ndaluar.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?