Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel

Bota

U infektua me COVID-19, kryeministri i Luksemburgut në gjendje të rëndë

6 Korrik 2021, 14:44| Përditesimi: 6 Korrik 2021, 14:46

  • Share

LUKSEMBURG- Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel pasi u konfirmua para dy ditësh me COVID-19 është shtruar në spital. Nëpërmjet një deklarate, qeveria bëri me dije se kryeministri është në gjendje të rënde, por stafi shëndetësor po kujdeset për të në mënyrë që ta mbajnë në gjendje të stabluizuar. Sipas raportimeve nga mediat e huaja, Bettel u shtrua në spital pasi kishte vështirësi në frymëmarrje.

"Gjendja aktuale mjekësore e kryeministrit konsiderohet e rëndë, por e qëndrueshme. Prandaj, stafi mjekësor që trajton kryeministrin ka vendosur që shtrimi në spital është ende i nevojshëm në mënyrë që të të mbahet nënvëzhgim”, thuhet në deklaratë.

46-vjeçari rezultoi pozitiv me koronavirus 1 javë pas samitit 2-ditor të BE-së në Bruksel në fund të muajit qershor, ku mes pjesëmarrësve ishin presidenti francez Emanuel Macron, kancelarja gjermane Angela merkel e lidera të tjerë europianë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?