U infektua me koronavirus, kreu i urgjencës: Mendoj se ja dola, jam gati për të rifilluar përsëri

3 Prill 2020, 16:40| Përditesimi: 3 Prill 2020, 16:44

  • Share

TIRANE-Drejtori i urgjencës kombëtare Skënder Brataj që u prek nga Covid 19, në një postim në Facebook shprehet se është gati për të rifilluar punën, por më parë është në pritje të testit për të konfirmuar se e ka fituar luftën me koronavirusin. "Unë mendoj se ja dola falë mbështetjes tuaj dhe vullnetit që kam për ta mposhtur COVID-19" thotë Brataj.

"Një falenderim të gjithë juve, që asnjëherë nuk më keni lënë vetëm në këto ditë të sëmundjes, izolimit dhe karantinës. E di që nuk kam mundur t’ju përgjigjem dot të gjitha mesazheve tuaja sepse janë të shumta, prandaj ju falenderoj dhe ju vë në dijeni se gjendja ime shëndetësore është më e mirë dhe shpresoj të jetë negative prova e tamponit. Unë mendoj se ja dola falë mbështetjes tuaj, terapisë, dëshirës dhe vullnetit që kam për ta mposhtur COVID-19. Gati, për të rifilluar përsëri betejën me këtë armik të padukshëm, por që tani e njohim më shumë se një muaj më parë, kur u paraqit para nesh.

Nëse ka pasur shprehje që nuk e kam duruar që kur jam kthyer, është shprehja e famshme: Nuk bëhet, pa e ditur për çfarë problemi flitet, për çfarë pune, pa e pasur idenë ose kompetencat profesionale! Duke ju përveshur punës, ne krijuam një shërbim të pazëvendësueshëm, siç është ai i urgjencës, të cilin shumë prej jush e kanë provuar në këto tre vitet e fundit. Nuk ka gjë që nuk bëhet, luftë që nuk fitohet, por duhet shumë shumë punë, shumë shumë  durim, shumë shumë bashkëpunim dhe mirëkuptim nga të gjithë" tha Skënder Brataj, që u infektua me koronavirus në datë 24 mars dhe prej asaj dite ndodhet në karantinë në shtëpi.

Komento

Komente

  • Qytetari: 03/04/2020 18:01

    lajm shume i mire..Shembulli me i mire i humanizmit dhe punes se palodhur te mjekeve tane. Shendet e jete te gjate te uroj doktor..

    Përgjigju
  • Lola: 03/04/2020 17:46

    Mbare e mire doktor

    Përgjigju
  • Delinquenti: 03/04/2020 16:54

    Bravo doktor forca forca kurajo dhe besim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?