U infektuan me COVID, shërohen dy lojtarë të Partizanit, 3 ende në karantinë

19 Korrik 2020, 15:06| Përditesimi: 19 Korrik 2020, 15:11

  • Share

TIRANE-Ekipi i Partizanit njofton se dy lojtarët e skuadrës të cilët rezultuan të parët pozitiv me COVID-19, Deian Boldor dhe Besnik Ferati, kanë dalë negativ duke e fituar betejën.

Të dy pjesëtarët e ekipit në zbatim të protokollit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë, ditën e premte i janë nënshtruar testit të dytë dhe nga përgjigjet e ardhura kanë rezultuar negativ. Në izolim te Partizani mbeten 3 futbollistë

Erald Cinari, Esat Mala dhe Kristi Kote të cilët dolën pozitiv në momentin kur e gjithë skuadra iu nënshtrua testimit. Infektimi i lojtarëve të Partizani para derbit pak ditë më parë solli edhe tension e përplasje brenda ekipit të kuq. / Përgatiti Andi Kapxhiu

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?