Bota

U jepet lamtumira e fundit viktimave në festivalin fetar në Izrael

1 Maj 2021, 13:28| Përditesimi: 1 Maj 2021, 13:31

  • Share

Festa e Lag BaOmer është një nga ditët më të lumtura në kalendar për komunitetin ultra-ortodoks izraelit,  festë e cila brenda sekondash u kthye në një nga tragjeditë më të këqija të vendit, ku të paktën 45 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.

Ndërkohë që e diela është shpallur një ditë zie kombëtare.

Izraeli ka nisur të shtunën përgatitjet për të varrosur besimtarët të cilët mbetën të vdekur në një qendër hebreje të pelegrinazhit.

Ceremonia e varrimit pritet të ndodhë pas perëndimit të diellit, që i jep fund ditës në të cilën hebrenjtë pushojnë. Një pjesë e viktimave janë varrosur të premten, vetëm disa orë pas raportimit për incidentin, ndërsa ka ende trupa që priten të merren nga familjarët.

Incidenti ka ndodhur pasi mijëra persona janë mbledhur në Malin Meron dhe afër varrit të rabinit Shimon Bar Yochai për të shënuar festën Lag BaOmer.

“Deri më tani, trupat e 32 viktimave të katastrofës në Meron janë identifikuar”, ka thënë Ministria e Shëndetësisë në Izrael, të premten vonë, duke shtuar se 22 trupa janë liruar për t’u varrosur.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka premtuar se hetimet që do të nisin, do të sigurojnë që një tragjedi e tillë të mos ndodhë sërish.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?