U kallëzua nga artistët për vjedhjen e 35 mijë € të 'Albautor', 1 vit burg ish-drejtorit Bistri

2 Prill 2020, 16:00| Përditesimi: 2 Prill 2020, 16:02

  • Share

Ish-drejtori ekzekutiv i shoqatës “Albautor” Idar Bistri është dënuar me 1 vit burgim nga gjykata e Tiranës, për akuzën e “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”. Vendimi është marrë në fund të muajit shkurt 2020. Por ky dënim me burg është pezulluar dhe këtë masë dënimi Bistri duhet ta konvertojë duke qëndruar në shërbim prove.

Bistri është kallëzuar në prokurorinë e Tiranës nga artistët Elton Deda, Agim Doçi, Eriona Rushiti, Etrita Ibrahimi dhe Sokol Marsi, pasi kanë konstatuar vjedhjen nga llogaritë bankare të një shume prej 35 mijë euro.

Këtë shumë financiare Bistri e ka vjedhur pikërisht në ditën kur ishte shkarkuar nga anëtarësia e kryesisë së “Albaautor”.

Shuma financiare është marrë nga dy llogari bankare në banka të ndryshme dhe prej këndej eurot janë transferuar në llogarinë e avokatit Eno Bushi, me pretendimin se kishte detyrime për shërbime avokatie. Por sipas hetimeve të kryera ndaj të njëjtit avokat kundrejt një deklarate noteriale të shtatorit 2014, Idari i ka njohur një borxh për shumën 1.5 milion lekë të reja për shërbime avokatie për llogari të “Albautor”.

Idar Bistri, i ka njohur një shumë edhe avokatit Saimir Kola, një detyrim shumën 2.5 milion lekë të reja për konsulencë dhe shërbime. Kjo deklaratë është bërë fiktive për të përvetësuar pikërisht shumat e mësipërme. Por sipas kallëzuesve nga vëzhgimi që i është bërë në atë kohë, sistemit të gjykatës së Tiranës nuk rezulton të ishte asnjë çështje, ku e përfshirë si palë e paditur të ishte agjencia “Albautor” për 5 vite 2010 deri në 2015, vite të cilat përkojnë me drejtimin e kësaj agjenci nga, Idar Bistri.

Sipas prokurorisë së Tiranës Bistri ka konsumuar veprën penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” dhe se tashmë çështje penale kundër tij është mbyllur dhe në gjykatën e shkallës së Parë, ku Bistri u dënua me 1 vit burgim.

Komento

Komente

  • Qim: 02/04/2020 18:33

    Po avokatet e nderuar, pjesemarres ne kete vjedhje, ne cfare faze jane??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?