Ish sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Bujqësisë Vojo Bregu ka reaguar pas padisë në SPAK së deputetit të opozitës Myslim Murrizi të bërë ndaj tij dhe ish-ministrit Edmond Panaritit për dy tendera në Lushnje. Bregu shkruan se nuk ka asnjë projekt të vaditjes me pika në bashkinë Divjakë. Sipas tij ka vetëm një projekt të Bankës Botërore, për të cilin thotë se është krenar që e ke udhëhequr bashkë me Panariti. Në reagimin e tij as Bregu nuk e ka përmendur tenderin për blerjen e lopëve.
“Murriz, nuk ka asnjë projekt të vaditjes me pika në bashkinë e Divjakës, që të furnizohet me ujë nga lumi Shkumbin. Ta kanë dhënë gabim padinë kësaj rradhe. Ka vetëm një projekt të Bankës Botërore, të cilin për të qenë korrekt, po ia bashkëngjis këtij statusi. Ky projekt për të cilin jam krenar që e kemi udhëhequr bashkë me z. Panariti, ka 2 rekorde, që besoj do te duhen kohë që të thyhen, pavarësisht se do uroja të thyheshin sa më shpejt. 1. Është kursyer nga prokurimet 11% e vlerës së projektit, rreth 3 milion e 884 mije EURO. (e kuptoj që për ata që të kanë shtyrë për të bërë padinë është e pakuptueshme).
2. Është projekti i vetëm pas viteve '90 në fushën e bujqësisë, ku donatori propozon shtesë projekti rreth 20 milion EURO, për shkak të performancës së lartë.( ata që merren me projekte e kuptojnë mirë, se për ty kam dyshime që e kupton) Projekti është marrë në dorëzim nga bashkitë përkatëse. Sa i takon lopëve, do bëje mirë të pyesje një të afërmin tënd( një nga djemtë më të mirë dhe të aftë të Shërbimit Veterinar) dhe ai, si pjesë e proçesit, do të të shpjegontë me detaje, se si është zbatuar procedura ligjore e prokurimit në mënyrën më ekselente. P. S. Nqs gjen fjalën Shkumbin në projektin e Bankës Botërore, se projekt jo e jo, na e thuaj që ti çojmë në SPAK këta të Bankës Botërore”, tha Bregu.
Dokumentat e tenderit te publikuara nga Vojo Bregu
Dokumentat e tenderit te publikuara nga Vojo Bregu
Dokumentat e tenderit te publikuara nga Vojo Bregu
Dokumentat e tenderit te publikuara nga Vojo Bregu
Lajmi kryesor:
Myslim Murrizi çon në SPAK Edmond Panaritin e Vojo Bregun për 2 tendera në Divjakë! Ish ministri shmang akuzën për lopët, flet për vaditjen: S'ka asnjë tender të tillë, padi qesharake
//ReportTv.al