Prokuroria e Posaçme kundër krimit dhe korrupsionit merr në pyetje ish-ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka në lidhje me hetimin e hapur për tenderat e ushqimeve për ndihmë pas tërmetit dhe materialeve mbrojtëse ndaj COVID për ushtrinë.
Kallëzimi ndaj Xhaçkës është bërë nga Partia Demokratike ndërsa Report Tv mëson se Xhaçka ka dhënë deklarime afro 1 muaj më parë për llogari të hetimit që po ndjek prokurori Eneid Nakuçi.
Aktualisht ky hetim mbetet i hapur ndërsa më herët janë pyetur ushtarakë, anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave dhe përfaqësues të kompanive fituese.
Deri më tani thonë burime nga SPAK për Report Tv nuk ka elementë të veprës penale ku është përfshirë ish ministrja e Mbrojtjes aktualisht ministre e jashtme, por hetimi mbetet i hapur.
Në datë 5 prill 2020 Partia Demokratike dorëzoi në SPAK kallëzim penal me 6 akuza ndaj ministres të Mbrojtjes, Olta Xhaçka për tenderin e ushqimeve. PD akuzonte ministren Xhaçka për "abuzimin me 1.5 milionë euro". Sipas PD-së, nga mijëra kompani shqiptare tenderi iu dha kompanisë filal nga Maqedonia, Eurovia duke theksuar se pak ditë para shpalljes së tenderit pa garë, kompania shtoi si objekt tregtimin e ushqimeve.
SPAK po heton prokurimet e bëra nga ministria e Mbrojtjes si dhe po verifikon denoncimet e bëra publike për tenderat me klasifikim sekret të bëra nga ministria e Shëndetësisë.
Si shpjegohet qe SPAK po merr ne shqyrtum vetem disjet per ministrat e PS dhe asnje nga krimet e kryera nga ushet e PD per 21 Janarin,disha e Cezut,Gerdeci ,rruga e kombit dhe dhjetra te tjera?A ka ducka qe nuk shkon me drejtesine e re ?
Përgjigju