TIRANË- Majlinda Bufi, kryetarja e Bashkisë së Roskovecit është paraqitur në SPAK ditën e sotme. Mësohet se Bufi do merret në pyetje lidhur me një kallëzim që është bërë ndaj saj për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.
Bufi është kallëzuar në SPAK nga koalicioni i Berishës e Metës për dy vepra penale nga ana e Bufit, “Shpërdorim detyre” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.
Sipas kallëzimit, kryebashkiakia ka kryer me dashje dhe personalisht gjatë fushatës zgjedhore shkelje të rënda kundër punonjësve të administratës publike për t’i penguar ata të votojnë lirisht, shkelje si kërcënime, presione dhe shantazhe.