2 ish-gjyqtarë 'Kushtetues' dhe 5 'të Lartë' u kallëzuan për fshehje pasurie, SPAK kërkon pushimin e çështjes: S’ka vepër penale

1 Korrik 2022, 11:20| Përditesimi: 1 Korrik 2022, 11:52

  • Share

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kërkon pushimin e çështjes për 7 ish-gjyqtarët të cilët janë kallëzuar për fshehje pasurie dhe evazion fiskal. Këtë të premte SPAK paraqiti kërkesën në GJKKO për pushim çështje, ndërsa vendimi pritet të shpallet më 7 korrik.

SPAK kërkon pushimin e çështjes me argumentin se s’ka vepër penale. 7 ish-gjyqtarët e dorëhequr dhe shkarkuar nga vettingu u kallëzuan penalisht nga avokati Fran Dashi për evazion fiskal e fshehje pasurie.

Shtatë ish-gjyqtarët për të cilët SPAK kërkon pushim të çështjes

1. Xhezair Zaganjori, ish-kreu i Gjykatës së Lartë;
2. Tom Ndreca, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;
3. Gani Dizdari, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese;
4. Edmond Islamaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;
5. Guxim Zenelaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;
6. Guxim Zenelaj, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese;
7.  Aleksandër Muskaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë

Kujtojmë se prillin e vitit 2020, avokati Dashi kallëzoi 20 ish-gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vettingu, duke i akuzuar për mashtrim, fshehje pasurie, fshehje të të ardhurave, mospagim të taksave, shpërdorim detyre, refuzim për deklarim dhe mosdeklarim pasurie. Menjëherw SPAK nisi hetimet për 10 nga 20 emrat e kallëzuar, ish-anëtar të gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese, ndërsa për 10 të tjerët Prokuroria e Posaçme deklaroi se nuk ishin kompetencë e saj dhe se i janë dërguar Prokurorive Durrës, Tiranë dhe Elbasan. SPAK regjistroi procedimin penal për 9 ish anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese, konkretisht për: Bashkim Dedja, Tom Ndreca, Shkëlzen Selimi, Gani Dizdari, Artan Zeneli, Edmond Islamaj, Guxim Zenelaj, Besnik Imeraj dhe Aleksandër Muskaj.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 02/07/2022 00:38

    Po nese nuk quhen veper penale keto per te cilat jane shkarkuar,ose vetelarguar,atehere cilat perkufizon SPAKU si te ndjekshme penalisht?! Kam pershtypjen se SPAKU po kthehet ne nje aktor i keq imitues i Ponc Pilatit,per gjysmat shpalli gjoja //moskopetence// dhe te tjeret qe jane kapobandat e korrupsionit gjyqesor i shpalli sikur nuk plotesojne kushtet per veper penale e kuptohet dhe ndjekje penale si rrjedhim!!!

    Përgjigju
  • Gau: 01/07/2022 13:19

    Ha ha ha Kraja Arben kokrra komunistit tipik pa byths. Ju dhjefsha mu ne spak

    Përgjigju
  • DREJTESI SI LITARI NE THES: 01/07/2022 13:04

    Te pafajshem..nuk ka veper penale per Gjyqetaret dhe Prokuroret milonier…me vila, toka, hotele dhe prona te tjera te pa deklaruara!!! Bektash Shtepenja, autokombanjeri qe korr grurin e fshatit, dhe nuk ka fature tatimore…sekuestro shtepise dhe BURG! Do bejme drejtesi de more déé, si lum ky popull qe mezi na kéé…Ngrehu nga varri o i madhi Bhburicka!!

    Përgjigju
  • R.I.P: 01/07/2022 12:39

    E pat dhe reforma ne drejtesi! R.I.P

    Përgjigju
  • Niku: 01/07/2022 12:22

    Spaku eshte vetem per popullin e thjeshte,per ata me kollare joooooo..

    Përgjigju
  • Shaqo: 01/07/2022 12:19

    Ne rrezik e ne nevoje, shoku shokun ta ndihmoje...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?