Jorgo Leku, i penduar Ervis Bardhi dhe Etjen Cani

U kap 4 ditë më parë në Athinë, kërkohet ekstradimi në Shqipëri i Olsi Lekut, mikut të Çapjave të akuzuar për vrasjen e babë e bir

13 Tetor 2020, 09:27| Përditesimi: 13 Tetor 2020, 09:36

  • Share

Sapo ka marrë njoftimin nga Interpol Athina për arestimin e Jorgo alias Olsi Lekut, Prokuroria e Elbasanit, mësohet se i është drejtuar me një kërkesë letërporosi palës greke, duke kërkuar ekstradimin e këtij personi.

Ndalimi i Lekut është kryer ditën e shtunë në Athinë, pas një koordinimi të mirë të informacionit mes palës shqiptare dhe asaj greke. Falë këtij bashkëpunimi është arritur të ekzekutohet një vendim i Gjykatës së Elbasanit i marrë në muajin qershor 2020, ku caktonte masën e sigurisë arrest në burg në mungesë për Olsi Lekun.

Ky i fundit implikohet në vrasjen e babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri, ngjarje kjo e ndodhur në 15 gusht 2012 në Elbasan. Olsi Leku, do ekstradohet në Shqipëri, ku do i nënshtrohet një hetimi dhe gjykimi nga Prokuroria e Elbasanit.

Sipas rëfimit të  bashkëpuntorit të Prokurorisë Ervis Bardhi, ai së bashku me Olsi Lekun, kanë kryer krimin. Bardhi ka pohuar se vrasja është realizuar për llogari të fisit Çapja, duke treguar në dëshminë e tij dhe tre emra të tjerë, që ende deri në këtë fazë të hetimit nuk janë ndaluar.

Bardhi, ka rëfyer se Gentian Beqirin e ka vrarë ai me pistoletë, ndërsa babain e tij, Nezirin, e ka rrahur me grushta e shkelma dhe mandej e ka mbytur me jastëk Olsi Leku. Ndërsa i arrestuari tjetër Etien Cani, sipas bashkëpuntorit të Prokurorisë, ka qenë në rolin e vëzhguesit.

Ndaj tre personave prokuroria e Elbasanit ka ngritur akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese ndaj një ose dy personave” kryer në bashkëpunim. Ndërkohë vijojnë hetimet për tre persona të tjerë të fisit Çapja në Elbasan, të cilët janë përmendur në dëshminë e bashkëpuntorit të akuzës, Ervis Bardhi.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ari: 13/10/2020 10:01

    E kuptoni ca niveli esht drrejtesia jon qe ka frik ti permendi dhe emrat sakt te antarve te capjave.shkon dhe behet operacion nderkombtar dhe arrestohet ne athine ky Leku dhe nuk meren ne pytje urdheruesit qe jetojn 500 metra larg prokuroris.mendoni se do ket drrejtesi tani??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?