U kap me kokainë, zbulohet ‘Call Center’ i Shkëlqim Ostrenit! Në kërkim bashkëpronari! Mashtronin italianët duke u marrë deri në 30 mijë euro

26 Mars, 16:24| Përditesimi: 26 Mars, 21:25

  • Share

Kokaina e gjetur në Rrugën e Kavajës mbrëmjen e 21 marsit në Tiranë, ku u kapën 3 persona, njëri prej të cilëve tentoi të shtyp agjentët e antidrogës me makinë, zbuloi një call center në rrugën “Idriz Guri” në Astir, në të cilin ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i mashtrimit me bursën FOREX.

Ambienti është në pronësi të njërit prej personave të arrestuar, Shkëlqim Ostreni, dhe një tjetri, M.H i shpallur në kërkim nga AMP. Gjatë kontrollit në këtë ambient, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dokumenta, pajisje të ndryshme dhe njësi kompjuterike, në të cilat ishin të instaluara programe, aplikacione dhe lista emrash me numra italianë, të cilët kontaktoheshin nga operatorët, duke i mashtruar për investime në bursë, nëpërmjet të cilave arrinin të përfitonin vlera monetare të konsiderueshme, që variojnë nga 500 deri në 30 mijë euro për person.

Për të dy pronarët u caktua “arrest në burg” nga Gjykata e Tiranës, në akuzë për mashtrim kompjuterik, ndërsa Ostreni është në akuzë më herët për prodhim dhe shitje të narkotikëve. Identifikimi i këtij Call Center u bë pas këqyrjes së detajuar të komunikimeve telefonike mes 3 të arrestuarve dhe personave të tjerë, deklarimeve të disa personave që tregojnë rrethana të hetimit, si dhe këqyrjes së pamjeve filmike.

' Gjatë kontrollit të ushtruar në Call Center, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dokumenta, pajisje të ndryshme dhe disa njësi kompjuterike, në të cilat ishin të instaluara programe/aplikacione dhe lista emrash me numra italianë, të cilët kontaktoheshin nga disa operatorë, duke i mashtruar për investime në bursë, nëpërmjet të cilave arrinin të përfitonin vlera monetare të konsiderueshme, që variojnë nga 500 deri në 30.000 euro. Mbi bazën e materialeve hetimore të administruara deri në këtë fazë i është relatuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, caktimi i masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues, në mungesë, për shtetasit M. H., 33 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Mashtrim kompjuterik” i kryer në bashkëpunim, si dhe regjistrimin e të njëjtës vepër për personin nën hetim Shkëlqim Ostreni, i arrestuar më parë si i dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.'- njofton AMP.

Më herët nga komunikimet e treshes Eneo Sulejmanaj, Shkëlqim Ostreni dhe Igli Begaj u arrestua oficeri i Operacionales, Ervis Shkurta, i cili dyshohet pjesë e grupit kriminal. “Visi i Pazarit” ka qenë afër vendit të ngjarjes kur Sulejmanaj tentoi të shtyp me makinë agjentët e Antidrogës dhe sapo ka parë që kolegët e tij ndërhynë, ka njoftuar grupin tjetër që prisnin për të marrë kokainën.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • koli: 27/03/2024 03:08

    habitem sesi genjehen italianet. nga keta dallkauke..

    Përgjigju
  • Dori: 26/03/2024 18:04

    Tirana esht plot me call center te tilla.Perdorin apartamentet gjoja per banim mu ne bllok por jan qendra me kompjutera ne dhoma te fshehura.Po te doj policia i zbulon gjitha por jan te korruptuar dhe i mbrojne

    Përgjigju
    • Tur: 26/03/2024 23:28

      Rri ti shkruj ne portale boj si i mencem

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?