Foto ilustruese

Po drejtonte motoçikletën i dehur! Kapet në Sarandë francezi me 105 mijë euro në çantë

21 Shkurt 2020, 16:10| Përditesimi: 21 Shkurt 2020, 19:22

  • Share

SARANDE- Një shtetas francez i identifikuar si Renan, ndërkohë që mbiemri i tij nuk dihet, është arrestuar nga policia në Sarandë pasi po drejtonte motoçikletën  në gjendje të dehur. Në momentin e kontrollit atij i janë gjetur në çantë 105 mijë euro.

Motoçikleta e cila drejtohej prej tij rezulton në pronësi të një tjetër shtetasi francez Peter Ivan, banues në lagjen 3 në Sarandë. Ai e kishte blerë këtë mjet 9 ditë më parë.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e lidhjes mes tyre dhe burimin e parave të gjetura në çantën e shtetasit francez.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?