Kronikë

Kishte kultivuar kanabis në pyll, arrestohet 63-vjeçari në Gramsh! Në kërkim i biri (EMRI)

24 Qershor, 14:23| Përditesimi: 24 Qershor, 14:39

  • Share

Gramsh- Një 63-vjeçar në Gramsh u vendos në pranga pasi u kap në flagrancë duke u kujdesur për 35 bimë kanabisi të mbjella në pyllin e fshatit Grazhdan.

Gjatë kontrollit në banesën e Myrtezan Hoxhës blutë gjetën dhe sekuestruan dy armë gjahu, dy radio të ngjashme me ato të Policisë dhe municion luftarak, të gjitha pa leje.

Ndërkohë në kërkim u shpall edhe djali i tij, 33 vjeç, i dyshuar për bashkëpunim në kultivim të bimëve narkotike.

Bimët u asgjësuan, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprat penale të lidhura me drogën dhe armëmbajtjen pa leje.

Njoftimi i policisë

Si rezultat i një hetimi njëmujor, të ndjekur me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, kundër veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh finalizuan operacionin policor të koduar “Survejimi”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë, teksa kujdesej për 35 bimët narkotike që kishte kultivuar në pyllin e fshatit ku banonte, shtetasi M. H., 63 vjeç.

Më tej, gjatë operacionit u krye kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjetën 2 armë gjahu, 2 radio si të Policisë dhe 60 fishekë të kalibrave të ndryshëm, që posedoheshin pa leje.

Gjithashtu, në lidhje me këtë rast u shpall në kërkim shtetasi A. H., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi nga hetimet dyshohet se ka bashkëpunuar me babanë e tij, shtetasin M. H., për kultivimin e bimëve narkotike. Punohet për kapjen e 33-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive" dhe "Mbajtja pa të drejtë e uniformës".

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se rinumërimi i pothuajse gjysmës së votave është farsë e kotë?