Pemët e prera në pyllin e Divjakës

Kronikë

U kap duke prerë dru në pyllin e Divjakës dhe hodhi inerte në zonën e mbrojtur, në pranga 45-vjeçari

24 Nëntor 2021, 11:12| Përditesimi: 24 Nëntor 2021, 11:14

  • Share

Policia e Fierit ka arrestuar një 45-vjeçar pasi ka prerë në mënyrë të paligjshme dru në pyllin e Divjakës, cili është zonë e mbrojtur.

Klodian Hila banues në Divjakë,  ka hedhur disa inerte që përbëjnë rrezik për dëmtimin e faunës në zonën mjedisore të mbrojtur me ligj.

45-vjeçari është vënë në pranga për veprat penale "Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore", "Transportimi i mbeturinave toksike" dhe "Prerja e paligjshme e pyjeve", materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?