Një shqiptar i cili ishte duke transportuar 21.5 kg heroinë në pyjet e Follorinës, pranë kufirit me Maqedoninë e Veriut, është arrestuar nga policia greke.
Shqiptari ishte futur në një zonë të pyllëzuar, teksa më pas është lokalizuar nga efektivët e policisë.
Ai u kap duke transportuar 43 pako me heroinë, me një peshë totale prej 21.5 kilogramësh. Sasia e heroinës dhe një celular janë sekuestruar nga policia greke.
Mediat greke shkruajnë se pas arrestimit, shqiptari është shoqëruar tek prokurori i çështjes. Hetimet ndaj tij janë ndjekur nga Departamenti i Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimeve në Xanthi.
Komente
