Fishekzjarret e sekuestruara

U kap duke tregtuar 700 fishekzjarre dhe 300 kapsolla, arrestohet 38-vjeçari në Fier! Dy shitës nën hetim edhe në Durrës (EMRAT)

1 Janar 2022, 11:07| Përditesimi: 1 Janar 2022, 13:34

  • Share

Policia e Fierit ka arrestuar ditën e djeshme një 38-vjeçar të identifikuar si Arti Çuko pasi u kap duke tregtuar fishekzjarre pa dokumentin përkatës. Ai akuzohet për veprat penale "Fshehja e të ardhurave" dhe "Tregtimi dhe transporti i mallrave që janë kontrabandë".

Mësohet se blutë e Fierit i kanë sekuestruar 38-vjeçarit 700 fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese, 20 kubikë dhe 300 kapsolla. Prangosja e Çukos është kryer gjatë një kontrolli për parandalimin e tregtimin në mënyrë të paligjshme të lëndëve piroteknike.

Ndërsa edhe në Durrës dy persona janë nën hetim nga policia. Më konkretisht bëhet fjalë për 57-vjeçaren Shyrete Hysolli, e cila në dyqanin e saj po shiste fishekzjarre. Gjithashtu edhe 47-vjeçari Xhevahir Lila është nën hetim nga blutë e qytetit bregdetar pasi po shiste fishekzjarre në dyqanin e tij.

Fishekzjarret e sekuestruara në Durrës

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?