Kronikë

U kap ‘mat’ duke u kujdesur për bimët narkotike, vihet në pranga 32-vjeçari në Krujë (EMRI+VIDEO)

9 Gusht, 10:29| Përditesimi: 9 Gusht, 10:38

  • Share

Një 32-vjeçar është arrestuar pasi u kap në flagrancë duke kultivuar bimë narkotike në Krujë. Policia thotë se Florjan Kalia nga Thumana po kujdesej për 110 bimë kanabisi të mbjella në fshatin “Miliskaj”. Arrestimi i tij u krye në kuadër të operacionit “Koordinata”.

"Në kuadër të planit operacional “Koordinata”, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme, të bazuara te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, duke vënë në pranga shtetasin F. K., 32 vjeç, banues në Thumanë.

32-vjeçari u kap në flagrancë, duke u kujdesur për 110 bimët e dyshuara narkotike Cannabis Sativa që kishte kultivuar në fshatin “Miliskaj” Thumanë.  Kontrollet në kuadër të planit operacional “Koordinata”, vijojnë.", njofton policia. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Xh.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se hapësirat publike që po çlirohen do të zihen sërish?