Andy Byron me të dashurën

Bota

U kap mat në koncertin e Coldplay me të dashurën, reagon CEO i 'Astronomer': Ishte një gabim, ky nuk është njeriu që dua të jem

18 Korrik, 15:27| Përditesimi: 18 Korrik, 15:31

  • Share

Andy Byron, CEO i kompanisë së teknologjisë “Astronomer”, ka reaguar pasi në një koncert të Coldplay në Neë York, ai u shfaq në publik përkrah të dashurës së tij (shefe e burimeve njerëzore në kompani) duke u përqafuar dhe duke harruar gruan dhe familjen në shtëpi.

Pas valës së kritikave dhe videove virale në rrjet, Byron publikoi një deklaratë ku i kërkon ndjesë “gruas, familjes dhe ekipit”, teksa shprehet i tronditur që një “moment privat” u bë publik pa pëlqimin e tij, ndonëse ai vetë ishte nën reflektorët e një stadiumi me dhjetëra mijëra vetë.

“Ajo që duhej të ishte një natë muzike dhe gëzimi, u kthye në një gabim të thellë personal, që u shfaq në një skenë shumë publike. Ky nuk është njeriu që dua të jem’, tha ai.

Byron përfundon duke kërkuar privatësi pasi sapo e shndërroi jetën e tij private në një telenovelë live.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Paparazzi: 18/07/2025 18:02

    Mos e vrit mendjen tja kesh kaluar mire byrazer

    Përgjigju
  • Tani: 18/07/2025 15:56

    Sa qesharak jane amerikanet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?