Një 36-vjeçar është arrestuar pasi, tentoi të vidhte në një magazinë në fshatin Labinot. Nga hetimet, i riu rezulton të jetë edhe autor i vjedhjes së një sendi me vlerë, në një objekt kulti.
A.B., 36 vjeç, banues në Elbasan, u arrestua në flagrancë, teksa tentonte të vidhte në një magazinë në fshatin Labinot të Elbasanit.
Nga hetimet, 36-vjeçari rezulton të jetë autor i vjedhjes së një sendi me vlerë, në një objekt kulti, në qytetin e Elbasanit, vjedhje e dyshuar e kryer më datë 24 dhjetor të vitit të kaluar, por e denoncuar në Policinë e Elbasanit, më datë 4 gusht 2023, nga një përfaqësues i këtij objekti kulti.
Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer 36-vjeçari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.