Me drogë në makinë përplasi policët, burg pa afat për kreun e 'Transportit' Sulejmani! 3 javë në qeli efektivi Shkurta: S'kam lidhje me kokainën

24 Mars, 15:13| Përditesimi: 24 Mars, 20:14

  • Share

Gjykata e Tiranës ka caktuar masat për 4 të dyshuarit për trafikim të 1 kg kokainë mes tyre edhe efektivin e operacionales Ervis Shkurta.

Vetëm për Enea Sulejmanin, kreu i Trannsportit Ndërqytetas, gjykata caktoi masën “burg pa afat”, ndërsa për tre të arrestuarit e tjerë Igli Begaj, Shkëlqim Osteni (dy pasagjerët në makinë me Sulejmanin) dhe efektivin operacionales Ervis Shkurta, u caktuar masa me afat deri në 16 maj, kohë në të cilën prokuroria duhet të sjellë prova të tjera për të bindur gjykatën.

Sulejmani, nuk ishte i pranishëm në gjykatë, pasi vijon të jetë në spitalin e Traumës. Ai u përfaqësua në gjykatë nga avokati i tij mbrojtës.

Të pranishëm në seancë Shkëlqim Ostreni dhe Igli Begaj, kanë kërkuar nga gjykata që të mos marrë parasysh dëshmitë paraprake që ata kanë dhënë në polici me pretendimin se kanë deklaruar pa pranin e avokatit, dhe nën trysni. Ata kanë pretenduar se nuk kanë lidhje me kokainën që ishte në makinën e Sulejmanit. Në të njëjtën linje me ta ka qenë edhe polici operacioneve Ervis Shkurta.

Ai ka mohuar përfshirjen në ngjarje duke pretenduar se nuk është ai poseduesi i numrit Britanik me pseudonimin “Visi i Pazarit” që kanë pretenduar të dyshuarit e tjerë. Po ashtu ai ka kërkuar lirinë edhe për shkak të problemeve shëndetësore që ka një nga fëmijët e tij. Gjithashtu edhe avokati mbrojtës i efektivit Ervis Shkurta ka pretenduar se nga raportet e policisë nuk del që të përmendet emri i efektivit. Ndërkohë prokuroria, ka kërkuar që ti lërë në qeli duke argumentuar se ka prova të mjaftueshme për të vërtetuar dyshimin e arsyeshëm.

Sipas prokurorisë gjatë hetimit dy mujore janë përdorur edhe metoda speciale të hetimit, si blerjet e stimuluara dhe përgjimet. Aksioni i policisë u zhvillua të enjten në mbrëmje dhe në pranga ra arrestua, Kryetari i Shoqatës së Transportit Ndërqytetas, Enea Sulejmani i cili ishte shoferi i mjetit tip “Tiguan”.

Ky i fundit tentoi të shtypte me makinë efektivët e policisë teksa u afruan për t’i arrestuar gjatë  operacionit antidrogë. Në këto kushte efektivët e policisë kanë qëlluar me armë zjarri duke plagosur në këmbë në kushtet e vetëmbrojtjes. Bashkë me Sulejmanin janë arrestuar edhe dy të rinj, Shkëlqim Ostreni dhe Igli Begaj. Antidroga e Tiranës i kishte prej kohësh në ndjekje këta persona. Tre të rinjtë dyshohen si furnizues kokaine.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?