Report Tv ka siguruar fotot të 21-vjeçarit Olsi Sefollit, shoferi i furgonit që vinte nga Anglia, ku u sekuestruan më shumë se 123 mijë paund. 21-vjeçari u banues në Hamallaj, u vu në pranga pasi akuzohet për veprat penale 'Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale",dhe "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”. Burime për Report Tv bëjnë me dije se shoferi i furgonit, Olsi Sefolli ka deklaruar në polici se nuk kishte dijeni për paratë.
Lajmi kryesor:
FOTO Ekskluzive/ Sekuestrohen në Durrës 123 mijë pound cash në një furgon që vinte nga Anglia! Sillte pako nga emigrantët shqiptarë në Britani për në Shqipëri! Arrestohet 21-vjeçari
M.Q./ReportTv.al