Lënda narkotike e sekuestruar

U kap me 13 kg kokainë arrestohet shqiptari në Belgjikë

19 Tetor, 14:15| Përditesimi: 19 Tetor, 14:21

  • Share

Belgjikë-Një 25-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia belge pasi u kap me 13 kg kokainë të enjten e 17 tetorit.

I dyshuari tërhoqi vëmendjen e një ekipi patrullimi në Tangent (B101) në Mechelen, për shkak të manpovrave që bënte me automjetin e tij.

Destinacioni i tij doli të ishte një dyqan në Nekkerspoelstraat, ku bleu tetë çanta shpine.

Më pas i riu shqiptar ka vazhduar rrugën deri në Ixelles, ndërkohë që policia po e mbante nën vëzhgim.

Pak minuta më vonë atij iu bashkua një burrë i cili la një çantë sportive në makinë dhe u largua menjëherë nga zona.

Pas kësaj oficerët e ndoqën dhe ndaluan 25 vjeçarin.Gjatë kontrollit në çantën sportive ata gjetën disa pako me kokainë me peshë totale mbi 13 kilogramë.

Lënda narkotike dhe makina u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?