U kap me 19 pistoleta në çantën e shpinës, dënohet me 10 vite burg i riu suedez

29 Shtator 2019, 10:21| Përditesimi: 30 Shtator 2019, 09:12

  • Share

Përdori Shqipërinë si tranzit për të trafikuar 19 pistoleta nga Kosova, Hani i Hotit e më pas Suedi Krimet e Rënda dënojnë me 10 vite burg të riun Suedez. Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i tij shkon në 7 vite.

Sebastian Vall, 21 vjeç, banues në Suedi në gushtin e vitit 2018 u ndalua nga policia shqiptare pasi në çantën e tij të shpinës u gjetën armët e destinuara për trafik.

Vall udhëtonte me autobus ndërsa gjatë hetimeve ai pranoi se kishte marrë armët për ti dërguar në europë por nuk kujtonte nga kush dhe cili ishte destinacioni i tij final.

Vendimi për Vall u dha nga gjyqtari Fran Prendi ndërsa i riu kërkoi të lihej i lirë për tu rikthyer në Suedi dhe të riniste jetën nga e para.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • GAETANO: 29/09/2019 14:59

    NENA TI MARTOHET,KU NE TE SEMES SHKONTE ME 19 PISTOLETA KY PLERA PER CA JANE PRODHU ATO DHE PSE 19 COP SMERTE DOT 18

    Përgjigju
  • USA: 29/09/2019 12:18

    Ptu.Shtet she drejtesi te degjeneruar.

    Përgjigju
  • Mirditor: 29/09/2019 11:35

    10 vjet burg? merre me mend tashi sa para do shpenzojn shqiptaret me e mbajt me buke Suedezin.

    Përgjigju
  • Luli: 29/09/2019 11:33

    Gjyqtare maskarenj......kane lane nam!!!

    Përgjigju
  • Rolandi: 29/09/2019 11:26

    Po po,i dënojnë këto pendtbyerit kurse kriminelët shqiptarë edhe kur vrasin i nxjerrin të pafajshëm.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?