Fjolla Morina, Fisnik Syla dhe armët e sekuestruara

U kap me 2 armë, çohet në gjykatë dosja e Fjolla Morinës, akuzohet për trafik armësh! Avokatja kërkon gjykim të shkurtuar

12 Janar 2021, 15:05| Përditesimi: 12 Janar 2021, 16:09

  • Share

Gjykata e Kukësit vendosi këtë të martë dërgimin e dosjes së këngëtares Fjolla Morina për gjykim. Ajo akuzohet për kryerjen e veprës penale trafikim i armëve dhe municionit ushtarak. Gjithashtu mësohet se gjykata ka pushuar ndjekjen penale të biznesmenit Fisnik Syla dhe Fitim Mujit.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se këngëtarja Fjolla Morina e përfaqësuar nga avokatja e saj Aurora Guska, i ka kërkuar gjykatës që çëhtja në ngarkim të Fjollës të gjykohet me gjykim të shkurtuar.

Kjo pasi çështja mund të zgjidhet në themel në gjendjen që janë në aktet. Edhe në seancën e sotme Fjolla Morina në deklarimin e saj para trupit gjykues është shprehur se armën nuk e ka patur për qellim trafikimi e as për fitim duke i qëndruar deklaratave të saj të dhëna me parë.

Vetëm pak ditë më parë, këngëtarja Fjolla Morina u mor e pandehur nga Prokuroria e Kukësit për akuzën e trafikut të armëve. Këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina u arrestuar më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë, ndërsa na bagazhin e makinës iu gjet një tjetër pistoletë e llojit çakmak.

Bashkë me këngëtaren u arrestuan edhe biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi i saj Fitim Muji. Pavarësisht se ishin në të njëjtin mjet me të, Morina i shpëtoi dy djemtë nga përgjegjësitë, teksa deklaroi se ata nuk kishin asnjë dijeni për armën dhe se këtë të fundit e kishte dhuratë nga një mik i dashur që nuk jeton më.

Fjolla është lënë në “arrest shtëpie”, detyrim të cilin po e kryen në Kukës, pas telenovelës që shkaktoi ditën e seancës gjyqësore. Këngëtarja falsifikoi një eko, për të përfituar lehtësime në gjyq, duke shtuar se ishte dy muajshe shtatzënë, por mashtrimi u zbulua brenda pak orësh, në vizitën e dytë që bëri në spitalin e Kukësit.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?