Ish- boksieri i Vllaznisë, Astmer Bilali

Kronikë

U kap me 2 celularë në burg, Apeli lë në fuqi izolimin 3-mujor të Astmer Bilalit

24 Tetor 2019, 18:17| Përditesimi: 24 Tetor 2019, 18:49

  • Share

Gjykata e Apelit të Tiranës lë në fuqi vendimin e shkallës së parë për izolimin 3- mujor të Astmer Bilalit. Shkodrani u kap me dy celularë në ambientet e burgut 313, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili urdhëroi izolimin e tij nën një regjim të posaçëm në burgun e Fierit, që është ekzekutuar me vendim Gjykate e Tiranës. 

Ish- boksieri i Vllaznisë, Astmer Bilali i cili u arrestua gjatë shtatorit 2018 në Shkodër si pjesë e grupit kriminal '' Bajri'' ankimoi vendimin në Apel, dhe duket se përfundimisht ai do të qëndrojë nën një regjim të posaçëm pasi shkeli rregullat e burgut. 

Astmer Bilali u kap dy herë me send të ndaluar, celular në qeli më 20 maj dhe më 13 shtator dhe atij do ti mohohen kontaktet me familjarë, shok e të afërm si dhe do të ketë akses të kufizuar dhe të monitoruar për gjatë 24 orëve me kamera.

Emri i tij u lakua fillimisht  për vrasjen e Arjan Ferracakut në shtator 2018, pasi ai ishte pikërisht me biznesmenin i cili mbeti viktimë e atentatit që dyshohet se shënjestër kishte ish- boksierin. Vetëm disa ditë më pas u arrestua nga RENEA dhe FNSH si pjesë e grupit Bajri kurse 7 muaj më parë, më 30 mars 2019 i vranë babain dhe xhaxhain, Astrit dhe Ibrahim Bilalin. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?