Foto ilustruese

Kronikë

U kap me 2 kg fara kanabisi në zonën e ‘Plepave’ në Durrës, në pranga një 37-vjeçar

9 Janar 2021, 09:35| Përditesimi: 9 Janar 2021, 13:07

  • Share

DURRËS - Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia në zonën e ‘Plepave’ në Durrës pasi u kap me 2 kg fara kanabisi.

37-vjeçari me iniciale S.P. po lëvizte me një taksi kur është ndaluar nga efektivët e policisë.

Nga kontrollet fizike, atij iu gjet 20 gr. fara kanabisi ndërsa në bagazhin e makinës u gjetën 2 kuti kartoni me 2 kg fara të lëndës narkotike. Ai kishte qëllim shitjen e tyre në qytetin e Durrësit.

“Gjatë kontrollit fizik të shtetasit S. P., iu gjend një sasi prej 20 gr fara të bimës narkotike cannabis sativa dhe në bagazhin e mjetit janë gjetur në dy kuti kartoni me një sasi prej 2 kg fara të lëndës narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Luli: 10/01/2021 00:26

    Bravo ekselenca

    Përgjigju
  • Tobestrafkulla: 09/01/2021 16:40

    Shif kur te dalin qe farat kan qen thjerrza dhe jo fara kanabisi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po i liron hapësirat publike aksioni i qeverisë?