Foto ilustruese

U kap me 2 kg kanabis, arrestohet 37-vjeçari në Skrapar

29 Dhjetor 2021, 09:57| Përditesimi: 29 Dhjetor 2021, 09:58

  • Share

BERAT- Policia e Beratit ka arrestuar një 37-vjeçar, pasi u kap me 2 kg kanabis.

Pas informacioneve të mara, në vendin e quajtur "Rruga e Potomit", Skrapar, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë O. Gj., 37 vjeç, banues në Krast, Skrapar, të cilit gjatë kontrollit fizik, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 kg kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

 

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?