Paratë që iu gjetën 36 vjeçarit, 10 mars

Kronikë

U kap me 223 mijë euro në Portin e Durrësit, Gjykata cakton 30 ditë arrest në burg për 36-vjeçarin: Shitëm një pronë në Itali, nuk janë lekë krimi

13 Mars, 12:48| Përditesimi: 13 Mars, 12:56

  • Share

Durrës-Gjykata e Durrësit ka caktuar 30 ditë arrest në burg për 36-vjeçarin, i cili u vendos në pranga, më 10 mars në portin e Durrësit pasi tentoi të ikte drejt Italisë me 223 200 euro pa i deklaruar.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërkohë burime për Report Tv informojnë se Mariglent Daiu ka deklaruar se paratë e sekuestruara nuk vijnë nga veprimtaritë kriminale.

“Kemi shitur një pronë në Itali”, citohet të ketë thënë 36-vjeçari.

Policia i gjeti paratë të fshehura brenda një çante shpine.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?