GREQI - Një shqiptare është arrestuar në aeroportin “Eleftherios Venizelos”, në Greqi, pasi tentoi të kalonte 26 kilogram marijuanë. Mediat e huaja bëjnë të ditur se ajo është anëtare e një grupi kriminal ndërkombëtar, i cili është aktiv në importin e marijuanës të llojit SKUNK në Greqi, nëpërmjet aeroportit “Elefherios Venizelos” në Athinë, me qëllim të shpërndarjes së mëtejshme.
Arrestimi i të akuzuarës u bë në kuadër të aksioneve të shënjestruar, ku pas analizimit të të dhënave dhe krijimit të një “profili” personash, u bë i mundur lokalizimi i saj në zonën e mbërritjeve të aeroportit, e ardhur nga Spanja.
Gjithashtu gjatë kontrollit autoritetet kanë gjetur pako me marijuanë me peshë totale bruto 26 kilogramë e 400 gramë, të cilat i kishte fshehur brenda dy bagazheve. Po ashtu janë sekuestruar 195 euro dhe një celular.
Komente
