Kronikë

U kap me 3 milionë € kokainë, 'muratori' shqiptar dënohet me 5 vite burg në Itali

18 Tetor 2019, 21:42| Përditesimi: 18 Tetor 2019, 21:45

  • Share

Një gjykatë italiane ka dënuar me 5 vjet burg një shqiptar, i cili ishte kapur me 27 kg kokainë që nëse do të shitej do të kapte vlerën e më shumë se 3 milion eurove. Sipas mediave italiane shqiptari i dënuar është Qemal Shaskaj i cili u vu në prangat e policisë italiane në dhjetor të 2018 në një banesë në një fshat të quajtur Cori.

Fillimisht ndaj tij prokuroria kërkoi 9 vite heqje lirie por më pas gjykata vendosi ta dënonte shqiptarin me 5 vjet. Më 13 dhjetor, në apartamentin e shqiptarit, policia gjeti dy çanta, brenda të cilave kishte  25 pako me peshë totale 27 kilogramë kokainë. Po sipas mediave italiane Qemal Shaskaj punonte si murator, e duke u hequr si i tillë, vepronte edhe në fushën e shit-blerjes së lëndës narkotike.

 Ai dyshohet se është ndër personat kyç, i përfshirë në një organizatë kriminale që shpërndante drogë në Italinë Qendrore.

 

Komento

Komente

  • Bledi: 19/10/2019 09:44

    Fort paske kendu mos zotri hahaha

    Përgjigju
    • Nga eksperienca: 19/10/2019 10:20

      Shoku nuk ka fol. Thjesht ka patexhuar. Ka then esht e imja pik mbaroj. Me patexhament nuk te japin me shum se 5 vjet. U kap vetem, me 10, 15, 30. Nuk mer me teper se 5 vjet. Po kaloj si shofer mer dhe me pak. Gjith te mirat.

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?